CERN krijon antimaterien

CERN krijon antimaterien

12:21, 24/12/2016
A+ Aa A-
Në fillim të javës shkencëtarët e CERNI-t njoftuan se ja kishin dalë mbanë që të prodhonin antimaterie përmes goditjes me lazer dhe ta ruanin atë të qëndrueshme për një kohë relativisht të gjatë.

Zbulimi u vlerësua si një hap gjigant përpara për të zgjidhur misterin e madh të formimit të universit. Teoria kryesore është ajo që thotë se Bing Bang-u prodhoi sasi të barabartë materiesh dhe antimateriesh pas shpërthimit dhe shkencëtarët janë përpjekur prej dekadash të kuptojnë se përse u zhduk antimateria dhe mbeti vetëm materia që bën të mundur jetën kështu siç ne e njohim sot.

Shkencëtarët e CERN-it morën versioni më bazik të një atomi, atë të hidrogjenit dhe arritën që të krijojnë një antimaterie me të e ta izolojnë për një periudhë kohore të mjaftueshme për të eksperimentuar me të.

Zbulimi u publikua në revistën “Nature”, ku autorët thonë se kanë eksperimentuar mjaftueshëm me antihidrogjenin e krijuar dhe tashmë janë duke studiuar rezultatet.

Nga vetë fjala, antimateria është e kundërta e materies. Materia përbëhet nga atomet që kanë në qendër neutronet me ngarkesë pozitive dhe rreth saj orbitojnë elektronet me ngarkesë negative. Antimateria është e kundërta, elektronet me ngarkesë negative janë në qendër dhe neutronet me ngarkesë pozitive vërtiten rreth tyre. Por deri më tani, shkencëtarët e nuk kanë mundur të krijojnë një antimaterie të përhershme për shkak të paqëndrueshmërisë së atomeve në këtë gjendje./TCH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco