A e dini përse avionët zbehin dritat kur bëjnë ulje?

A e dini përse avionët zbehin dritat kur bëjnë ulje?

22:27, 23/12/2016
A+ Aa A-

Kur vjen puna tek udhëtimi me avion ekzistojnë me mijëra pyetje pa përgjigje. Por tanimë njëra prej tyre e ka një të tillë.

Nëse e keni pyetur veten se përse gjatë uljes avionët zbehin dritat, piloti Chris Cooke e ka përgjigjen.

Duke folur për të përditshmen britanike “The Independent” Cooke shpjegon se dritat duhet të jenë të ulura në mënyrë që sytë e pasagjerëve të përshtaten më shpejt me errësirën, në rastet e një evakuuimi emergjent. Duke qenë në errësirë, pasagjerët do të mund të dalin më shpejt.

“Imagjinoni nëse nuk do të ishit mësuar me dritën e ndezur në një dhomë të mbushur me pengesa dhe dikush fikte dritat dhe të kërkonte të dilni me shpejtësi”, tha Cooke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco