VIDEO/ Pagoi 7 mijë Dollarë për t’i vrarë gruan, shokohet kur e shikon në varrimin e saj

VIDEO/ Pagoi 7 mijë Dollarë për t’i vrarë gruan, shokohet kur e shikon në varrimin e saj

19:42, 23/12/2016
A+ Aa A-

Pesë ditë më parë, bashkëshorti i Noela Rukundo-s, kishte paguar dy vrasës për të ekzekutuar bashkëshorten e tij për arsye ende të pa ditura. Ngjarja ka ndodhur në Australi.

Por, gjërat nuk shkuan sikur ai dëshironte, pasi njëri nga vrasësit ishte shoku i vëllait të Noelës dhe kur e kishte parë atë ishte shtangur. Ata e lanë atë të lirë pas dy ditësh, por duke e gënjyer të shoqin e saj dhe duke i marrë kështu edhe 7 mijë dollarë sipas marrëveshjes.

Pas pesë ditësh, ajo qëndroi për disa minuta jashtë shtëpisë së saj, duke parë se si njerëzit ishin duke përcjellë një arkivol, arkivolin e saj. Pak më vonë ajo pikasi personin që donte të shikonte, bashkëshortin e saj.

E ndërsa ky i fundit e pa vuri duart në kokë duke thënë: “O Zot, ç’po më shohin sytë?!..Një fantazmë”. Ajo uli xhamin e makinës duke i thënë: “Surprizë, jam akoma gjallë!”.

Personat që ishin paguar për vrasjen, për t’i vërtetuar që e vranë, e morën në tel atë dhe e lanë të dëgjonte “Vrite atë, vrite”, e sigurisht ky ishte një inskenim që ata bënë për ta mashtruar.

“The Ëashington Post” shkruan se pas gjithë këtij tmerri, Noela e ka denoncuar në polici krimin që bashkëshorti i saj donte të bënte.

Pavarësisht lutjeve të tij ajo nuk e ka falur. Mësohet se ai është dënuar me 9 vjet burg për tentativë vrasjeje. “Unë vazhdoj të qëndroj si një grua e fortë. Situata që kalova?! Kaloi… tani do të nis një jetë të re”, shprehet Noela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco