FOTO/ Zona 51 dhe jashtëtokësorët. Historia e misterit më të madh të SHBA

FOTO/ Zona 51 dhe jashtëtokësorët. Historia e misterit më të madh të SHBA

12:41, 12/10/2016
A+ Aa A-

Jashtëtokësorët duan të ndihmojnë njerëzimin, por kanë frikë tendencat e dhunshme të njerëzve - mësohet nga disa emaile të menaxherit të fushatës së Hillary Clinton të publikuara nga WikiLeaks.

“Gara hapësinore po nxehet (…) pa dyshim që jemi më afër se kurrë një lufte hapësinore. Pjesa më e madhe e satelitëve që rrotullohen rreth Tokës i përkasin SHBA-së, Kinës dhe Rusisë dhe testet e fundit të armëve anti-satelitore nuk e lehtësojnë faktorin frikë”, shkroi në vitin 2015 astronauti i ndjerë amerikan Edgar Mitchell në një e-mail drejtuar shefit të fushatës së demokratëve, John Podesta.

Sipas Mitchell, “inteligjenca jashtëtokësore jo e dhunshme që vjen nga një univers i afërt po përpiqet të ndajë energji nga pika zero me planetin tonë, por nuk do të tolerojë asnjë formë dhune ushtarake në tokë apo në hapësirë”.

Ish-astronauti i NASA-s gjithashtu shprehet se Vatikani është në dijeni të ekzistencës së inteligjencës jashtëtokësore.

Në emaile ai i kërkonte stafit të kandidatit demokrat një takim për të diskutuar mbi zbulimin e kësaj çështjeje.

Nuk duket rastësi që në fillim të këtij vitit menaxheri i fushatës së tanishme të kandidates demokrate e bindi Hillari Klintonin që të deklasifikonte arkivat mbi UFO-t, nëse fiton presidencialet e SHBA-së. Kandidatja demokrate në garën presidenciale në SHBA ka premtuar se “do i shkojë deri në fund’ çështjes së UFO-ve, nëse bëhet presidente e SHBA.

 Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari gjatë fushatës në Neq Hampshire, për çështjen e UFO-ve, ajo tha se “do i shkoj deri në fund”. Clinton premtoi se nëse zgjidhet në nëntor, tha se do dërgojë një “task force” në atë që njihet si Zona 51, një bazë top-sekret në Nevada, ku besohet se qeveria amerikane po ripërdor teknologjinë e marrë nga alienët.

Historia e Zonës 51

E ndërsa për alienët debati është i hapur nëse ekzistojnë apo jo, për diçka bota është e sigurtë: Zona 51 ekziston dhe është një zonë sekrete ushtarake. Pas dekadash heshtje, CIA e konfirmuar ekzistencën e “Zonës 51” vetëm në vitin 2013.

Për arsye të panjohura ende, qeveria pranoi para tre vitesh se “Zona 51”, këndi i gjuetarëve të alienëve dhe një përdorim i figurshëm e i guximshëm i filmave shkencorë, është një vend real në shkretëtirën Mojave, rreth 100 milje në veri të Las Vegasit.

“Zona 51” është konfirmuar në dokumentet e CIA-s, të publikuara online nga Arkiva e Sigurisë Kombëtare, në Universitetin “George Washington”.

Zona 51, misteri i SHBA-së

Në zemër të shkretëtirës së Nevadës, rreth 190 km nga Las Vegas, është një zonë për të cilën deri në vitin 2013 në hartat topografike, nuk ekziston asnjë detaj. Megjithatë, zona nuk është e braktisur, në mes të maleve dhe lumenjve te vegjël, nuk ekzistojnë rrugët, por bunkerët, ndërtesat dhe një pistë fluturimi ’10 kilometra e gjatë të bën të mendosh se kjo zonë është në aktivitet të plotë. Por edhe tani të dhënat për atë zonë ruhen top-sekret.

Zona është e pakalueshme dhe e ruajtur nga ushtarë të armatosur, hapësira ajrore e saj është më e mbrojtura në Shtetet e Bashkuara: kjo është Baza Ajrore e testimit bërthamor në Nellis, e njohur më mirë si Area 51 (Zona 51), emri i dhënë një pjesë themelore të bazës nga disa harta të vjetra qeveritare.

Në “Zonën 51, e cila është themeluar në vitin 1954, kompania Aeronautike Lockheed ka realizuar për llogari të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) aeroplanët dhe ende sot janë të dizajnuara dhe të përjetojnë disa prej avionëve më moderne amerikane, duke përfshirë bombardues Stealth dhe të tjera avion të pazakontë. Kjo zonë, ka qenë gjithmonë e fshehur në mister dhe në vitin 1994, Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara e kanë mohuar ekzistencën. Por, sipas dëshmive të kohëve të fundit, jo të gjitha teknologjitë e provuara dhe teknikat janë amerikanë, disa teknika që punojnë atje: në fakt, vijnë nga hapësira. Pranimi i këtyre dëshmive i jep kredibilitet ‘hipotezës se UFO-t janë me origjinë jashtëtokësore. Në këtë shkrim, ne nuk do të mbajmë anën e njërës apo tjetrës hipotezë, por do t’iu paraqesim faktet, nga një shërbim i kryer nga sateliti.

Që nga krijimi i Zonës 51, janë rritur objekte e çuditshme që fluturojnë në qiell, edhe pse e mohuar rregullisht nga autoritetet. Derisa një ditë, ky fakt është konfirmuar, nga njëri prej teknikëve të bazës, i cili, për më tepër, foli në mënyrë të qartë për programet e studimit të teknologjive jashtëtokësore.

Robert “Bob” Lazar është një shkencëtar, i cili ka punuar në Nellis, me një kontratë për pesë muaj, duke filluar nga dhjetori i vitit 1998.

Në deklaratën e tij të parë shpërthyese në TV, e cila daton në maj 1989, Lazar ka thënë se qeveria e SHBA, është e angazhuar në studimin e nëntë disqeve fluturuese, me objektivin për të zbuluar aplikimet e mundshme të teknologjisë aliene.

Në nëntor, Llazari foli për një vend super sekret në Papoose Lake, i njohur si “S4″, ku aty do të mbahen avionët jashtëtokësorë. Pastaj zbuloi, se, ai ishte pjesë e stafit të 22 teknikëve për të zbuluar sistemet shtytëse tek disqet fluturuese.

Sipas deklaratave të bëra nga ai, S4 është një kompleks nëntokësor, që zë gjithë gjatësinë e tërë të një mali. Në fillim ai mendonte, se, do të punonte për të pasur pajisje shumë të avancuara për prodhim konvencional. Megjithatë, më pas ai është gjetur në një nga disqet fluturuese, ai e ka kuptuar se ajo ishte forma dhe madhësia e objekteve që vinin nga një botë e ndryshme nga e jona.

Lazar, ka vënë re, se, nuk kishte asnjë shenjë të ndonjë bashkimi, as shenjë bulonash, objektet dhe strukturat ishin të rrumbullakosur pa tehe të mprehta, sikur ato të formoheshin prej dylli të shkrirë dhe të ftohur më pas.

Për të konfirmuar dyshimet e Llazarit, u shpërndanë dokumente teknike të informacionit, i cili përmbante një sasi të habitshme informacioni në lidhje me disqet fluturuese dhe madje edhe fotografitë e autopsive të qenieve të vogla gri, me kokat e mëdha tullace. Ai nuk është shprehur kurrë, se, ka parë jashtëtokësor në S4, por ka thënë, se, kishte vënë re diçka të çuditshme: duke kaluar në frontin e një dhome, ai pa dy burra me bluza të bardha, të cilët me fytyra të ulura poshtë, ishin duke folur me dikë me madhësi shumë të vogël.

Këto janë pa dyshim pretendime të pabesueshme, të cilat riprodhojnë një dilemë klasike për ”UFO-t”: Lazar ka qenë duke marrë frymëzim nga klishetë, disqet fluturuese dhe jashtëtokësorët, apo ato çfarë ai ka thënë duhet të konsiderohet si dëshmi e besueshme?

Nuk ka dyshim, se, është shumë e vështirë për të ndarë një fakt nga produkti autentik i fantazisë. Në çdo rast, pretendimet e Lazar, kanë gjetur disa konfirmime. George Knapp, autori i intervistës, tha se ai kishte qenë i kontaktuar nga shumë dëshmitarë. Në veçanti, KNAPP ka marrë një deklaratë të regjistruar në videokasetë, e bërë nga një njeri, që ka drejtuar disa programe në Nellis AFB, sipas të cilit, që nga viti 1950, autoritetet amerikane kanë repertuar materiale të vërteta jashtëtokësore, si dhe qenie aliene.

Megjithatë, kjo dëshmi mund të vërtetohet vetëm pas vdekjes së personit, i cili e bëri atë. Dëshmitarët e tjerë refuzojnë të paraqiten në publik nga frika e pasojave. Pas një natë pritje, Norio Hayakawa i Nippon TV, filmon një objekt nga jashtë Zonës 51, me një shpejtësi të pabesueshme dhe që kryen manovra të pamundura. Filmi është analizuar me kompjuter shumë të sofistikuar dhe rezultati ka bindur Hayakawa, se, ‘objekt’ nuk mund të jetë një avion konvencional. ” Një nga këto objekte u filmua edhe nga një ekuipazh i NBC.

Kush është ai, i cili pretendon, se, ka depërtuar në dhomën ku mbahen trupat e jashtëtokësorëve dhe ka mundur që të bëjë xhirime? Për fat të keq, fotot dhe filmat nuk janë e vetmja provë për ufologjine, pasi ato mund të jenë produkt i rremë i trilluar me programe të avancuara kompjuterike. Megjithatë nuk ka dyshim, se, diçka e pazakontë ndodh në shkretëtirën e Nevadës.

Jim Gooall, shkrimtar dhe gazetar i specializuar në aviacion, argumenton se ka të paktën tetë “Projekte të zeza” në Zonën 51. Projektet e Zeza, janë super sekretet e SHBA-së, të tilla si bombarduesit B-2 Stealth, apo sondat e telekomanduara në mënyrë të shpejtë dhe të manovrueshme lehtë dhe ngatërruar si për disqe fluturuese. Goodall dyshon, se, ka edhe më tepër. Njëri prej avionëve në fjalë, fluturoi mbi Zonën 51, me një shpejtësi prej më shumë se 16.000 km në orë (rreth 13 herë më shpejtë se shpejtësia e zërit).

Gjatë viteve shumë njerëz janë përpjekur të hyjnë në Zonën 51, por pa sukses, duke qenë një zonë tejet e kufizuar, është e vështirë të afrohesh edhe në afërsi të perimetrit të bazës, çdokush që hyn është zbuluar menjëherë nga ushtria amerikane dhe është zhvendosur larg.

    Incidenti në Roswell

    Ekziston një teori që në vitin 1947 në Roswell (New Mexico, Shtetet e Bashkuara), ka rënë një disk fluturues me ekuipazhin e tij. Ekuipazhi i diskut fluturues dhe mbetjet e avionit u transportuan në mënyrë të fshehtë në Nellis AFB, Zona 51, ku iu kryen autopsitë e organeve dhe iu bënë analizat e nevojshme.

    Pas këtij incidenti, të cilin unë shpresoj që të merren së shpejti në një tjetër artikull, u hap një raund i madh i thashethemeve dhe teorive konspirative, i mbështetur edhe nga ish- ministri i mbrojtjes Hallyer dhe ministri kanadez Paul.

     Megjithatë, në mesin e atyre të cilët thonë, se, kjo histori është e vërtetë, ka edhe njerëz që besojnë, se, shumica e teknologjive moderne (valët mikro, mikro chip, fibër optikë etj …) vijnë pikërisht nga Area 51. UFO, që u rrëzua në Rosëell bëri që të zhvillohej teknologjia e tokës, në bazë të teknologjisë aliene, kjo konkludohet edhe nga fakti që pas 50 viteve, teknologjia ka bërë hapa të mëdhenj si kurrë më parë në histori.

    /Tirana Observer 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco