Rrëfimi shokues i djalit që u kthye nga vdekja

Rrëfimi shokues i djalit që u kthye nga vdekja

17:56, 11/10/2016
A+ Aa A-

Ishte viti 1997 kur Julie Kemp po ngiste makinën e saj për tu kthyer nga kisha për në shtëpi e shoqëruar edhe nga burri i saj Andy dhe djali it tyre 8 vjeç Landon , kur makina e tyre u përfshi nga një aksident të tmerrshëm në Londër. Si pasojë e aksidentit babai i Landon vdiq në vendin e ngjarjes.

Makina ishte shkatërruar aq keq sa që ekipeve të emergjencës as që u shkonte ndër mend se Landon ishte në makinë. Por sapo panë sandalen e humbur, ata e kuptuan se një fëmijë ishte diku brenda. Kur ata e larguan trupin e Landonit nga pjesa e prapme e automjetit, ai ishte i vdekur.

Mjekët në një nga Qendrat Mjekësore të Karolinës së Veriut, i thanë Julies se me gjasë ai nuk do të mbijetojë, por pas dy javësh në koma, Landon mrekullisht u zgjua. Gjithkush ishte i tronditur kur zbuluan se ai nuk kishte asnjë gjurmë të dëmtimit të trurit.

Përveç kësaj, pas zgjimit nga koma djali tha se kishte për të treguar një histori të pabesueshme nga përvoja e tij në jetën e përtejme.

Ndërsa e ëma Julie kishte ngurruar t’i tregonte atij se babai i tij tashmë ishte i vdekur, nuk mund ta besonte kur e dëgjoi Landonin duke i thënë asaj: “Unë e pashë atë në qiell”. Landon gjithashtu pohon se ai e pa shokun  e tij i cili ndërroi jetë më pak se një muaj para tij, edhe ai në një aksident me makinë.

“Asnjëri prej nesh nuk i thamë ndonjë fjalë tjetrit, vetëm qëndruam aty”, ka thënë Landon.

Por pjesa më e pabesueshme e tregimit të Landon është kur ai shikoi gjatë nënën e tij dhe i tha: “Ndërkohë, kam harruar t’ju them. I pashë dy fëmijët tuaj të tjerë”.

Ajo nuk kishte asnjë idenë në fillim se çfarë ishte duke folur djali i saj. Pastaj Julie e kuptoi se çfarë donte të thoshte. Ajo tregon se kishte bërë dy abortime, për të cilat thotë se Landon nuk dinte asgjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco