Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Këta gabime mund tu shkatërrojnë karrierën

Këta gabime mund tu shkatërrojnë karrierën

17:03, 11/10/2016
A+ Aa A-

Gjatë një interviste pune, nëse ju e dëshironi medoemos këtë pozicion pune dhe e vini re që kompania ju pëlqen, ndjesia e gëzimit që ju përjetoni në ato momente është shumë e madhe. Nëse ju i kaloni fazat më të rëndësishme të intervistës dhe keni shkuar drejt fazës së fundit duhet të bëni shumë kujdes sidomos në fazën e fundit. Ju duhet të tregoheni sa më profesionalë dhe të bëni kujdes që të mos gaboni dhe të humbisni në minutë të fundit ofertën e punës që aq shumë e dëshironi.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla strategjike që do t’ju ndihmojnë që të mos gaboni:

1. Fjali që s’duhet t’i thoni kurrë.
Të kërkoni rritje rroge që në fillim, të kërkoni leje që muajin e parë dhe të thoni që e keni të pamundur të shkëputeni nga puna në të cilën jeni për një periudhë më të shkurtër se 3 muaj.

2. Të dhëna false.
Mundohuni që në referencën tuaj të mos shtoni gjëra të pavërteta, sepse nëse punëdhënësi është vërtet i interesuar dhe e shikon CV-në tuaj me vëmendje dhe vë re diçka të pavërtetë, një gjë është e sigurt, ju do të skualifikoheni menjëherë.

3. Të mos flisni pothuasje fare.
Një prej strategjive më të gabuara që ndiqen nga një numër jo i vogël punonjësish është fakti se ata gjatë intervistës mundohen që të mos flasin pothuajse fare por vetëm të dëgjojnë punëdhënësin. Nëse doni që edhe faza e fundit e intervistës të shkojë sa më mirë ju këshillojmë që të flisni sa më shumë sepse fundja ju jeni ai /ajo që po intervistoheni dhe duhet të tregoni sa më shumë për njohuritë tuaja, por pa e kaluar masën.

Nëse ju keni kërkesa specifike si p.sh. të punoni nga shtëpia disa ditë të javës apo kërkesa të tjera ju këshillojmë që t’i qartësoni pa e pranuar ofertën e punës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco