I humbi kujtesa, nuk e besonte se ishte i martuar

I humbi kujtesa, nuk e besonte se ishte i martuar

20:30, 10/12/2016
A+ Aa A-

Kur Wayne Meyers u zgjua në një spital, ai u trondit kur mori vesh se kishte vite që ishte martuar dhe se kishte katër fëmijë të bukur. Kur e pa gruan e vet për herë të parë pas shërimit, ai tha: "Më kanë thënë se ty të kam grua". Ai befasohej me çdo gjë që kishte ndryshuar gjatë 20 viteve të fundit, meqë për këtë periudhë kohore kishte një amnezi (harresë) të plotë. Disa ditë më parë, punëtori fizik nga Australia jugore e kishte skajuar anash veturën e tij dhe i kishte rënë më pas të fikët nga infarkti dhe dehidrimi. Kur u kthjell në spital, pa se për 20 vitet e kaluara nuk kishte asnjë kujtim.

"Nuk e kisha idenë që isha i martuar, e as që kisha fëmijë"

Mjekët në fillim nuk dinin për amnezinë e tij, derisa filluan t'i bënin pyetje. Memoria e Waynes kishte ngecur në vitin 1989. Befasia më e madhe për të ishte kur infermierja i tha se, jashtë dhomës, ishte duke e pritur gruaja e tij, e cila kishte shkuar për ta vizituar. "Nuk e kisha idenë që isha i martuar, e as që kisha fëmijë", thotë ai.'. Gruaja Sharleen, 40 vjeçe, thoshte se mezi priste të zgjohej të nesërmen dhe tërë kjo të ishte ëndërr. Por, burrit të saj nuk iu kthye memoria. Asaj iu desh që ta bënte një skemë, për t'i ndihmuar atij me kthimin e ngadalshëm të memories, por pa e ngarkuar tepër. "Filluam që t'i analizonim fotoalbumet. Sa më shumë që bënim, aq më shumë kuptonim sa i ishte dëmtuar memoria atij". Shkak i infarktit dhe dehidrimit të Wayne Meyersit ishte fakti që ai kishte punuar në temperaturë prej 46 shkallësh celsius. Tani ai mban ligjërata rreth asaj se sa rëndësi ka që t'i ruajmë lëngjet e organizmit tonë. Ai thotë se më së vështiri i vjen që nuk i njeh gruan dhe fëmijët..

U rimartua me gruan e tij

Gruaja e tij tregon sesi burri nuk di asgjë rreth sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001. Por, sapo filloi që burri ta merrte veten, ai filloi që të insistonte nga ajo dhe fëmijët, që t'i tregonin për ngjarjet e 20 viteve të fundit. Fëmijët i tregonin mjetet e reja dhe pajisjet teknologjike, duke i treguar sesi funksionojnë ato. Aksidenti i Meyerit ndodhi më 28 janar të vitit 2009, por edhe pse kanë kaluar rreth 7 vjet që nga ajo kohë, ai ende nuk ka rikthyer disa nga kujtimet më të rëndësishme të kësaj periudhe. Ai ia rifilloi punës dhe në vitin 2014 u rimartua me gruan e tij, saktësisht 20 vjet pasi që ishin takuar për herë të parë. 'Kjo ishte shumë e veçantë. Askush nuk martohet dy herë me të njëjtin person", thotë zonja Meyers. Ajo shton se, përkundër disa ndryshimeve, burri i saj ka mbetur një baba dhe burrë i mrekullueshëm, me të cilin ishte dashuruar përsëri.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco