FOTO/ 7 tanket më të çuditshme që ndihmuan për fitoren në Betejën e Normandisë

FOTO/ 7 tanket më të çuditshme që ndihmuan për fitoren në Betejën e Normandisë

14:43, 10/12/2016
A+ Aa A-

D-Day, 6 qershor 1944, nis Beteja e Normandisë, e cila zgjati nga qershori 1944 deri në gusht 1944. Në këtë ditë, 156 mijë amerikanë, forcat britanike dhe kanadeze u ulën përgjatë bregdetit të fortifikuar të rajonit të Normandisë në Francë. Në këtë betejë janë përdorur disa nga tanket më të pazakonta në historinë e luftës.

DD Tank

Image

Amfibi Sherman ose tanku Valentine ishte i pajisur me një strehim të madh të papërshkrueshëm nga uji në kanavacë, i aftë për t’u zhytyr dhe dalë në breg. Ata ishin të destinuar për të dhënë mbështetje në rradhët e para të këmbësorisë që sulmojnë plazhet. Këto ishin tanket e përdorura nga amerikanët dhe britanikët gjatë D-Day.

BARV 

Image

Tanku Sherman M4A2 kishte një strukturë super të blinduar që nuk lejonte depërtimin e ujit. Ai ishte në gjendje të zhytej deri në 2.7 metra. Ai kishte si qëllim të zhvendoste makinat e bllokuara në plazh.

Buldozeri i blinduar

Image

Një bulldozer konvencional Caterpillar D7 i pajisur me strukturë të blinduar për të mbrojtur shoferin dhe motorin. Detyra e tyre ishte të pastronin plazhet nga pengesat dhe të mbushnin krateret e bombave.

Centauer Buldozer

Një tank Cromwell nuk është përdorur në D-Day por janë lëshuar në Divizonin e 79- të blinduar në Belgjikë gjatë pjesës së dytë të vitit 1944.

Image

Canal Defense Light (CDL)

Qëllimi i këtij tanku ishte të ndriçonte pozicionet e armikut gjatë një sulmi të natës.

Image

LVT Buffalo

Bualli ishte version britanik i LVT amerikan 4. Ai është përdorur gjerësisht në Evropë pas D.-Day, veçanërisht në kalimin e lumit Rin.

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco