VIDEO - FOTO/ Si në kohën e Mojsiut, stuhia 'biblike' mbron Izraelin nga ISIS

VIDEO - FOTO/ Si në kohën e Mojsiut, stuhia 'biblike' mbron Izraelin nga ISIS

22:49, 09/12/2016
A+ Aa A-

Për një video që po qarkullon në internet, thuhet se një ‘stuhi biblike’ me rërë, pluhur dhe shi u dërgua nga Zoti për t’u vendosur si barrierë mes Izraelit dhe Shtetit Islamik.

Image

Stuhia ndaloi në kufirin e Sirisë dhe nuk u fut në rajonin izraelit të Golanit.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur më 1 dhjetor.

“Një fenomen natyror ndodhi në orën tetë në anën tjetër të kufirit me Sirinë, në të njëjtin vend ku ISIS sulmoi Izraelin. Stuhia e çuditshme nuk e kaloi gardhin kufitar për në Izrael. U vendos si një barrierë mes Izraelit dhe ISIS”, shkroi “Israel News Online” në Facebook.

Image

Disa komentues u pajtuan me mendimin se kjo ishte një vepër e Perëndisë, ndërsa të tjerë komentun se ishte vetëm një fenomen natyror.

Para disa kohësh, u raportua se i vetmi shtet, të cilit i druhen militantët e ISIS, është Izraeli.

Kjo ngjarje të kujton profetin Mojsi, i cili sipas Biblës, me një shkop dhe me fuqinë që i ishte dhënë nga Perëndia, çau detin në dysh në mënyrë që hebrenjtë që mbaheshin skllevër në Egjipt, të largoheshin të sigurt.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco