FOTO /Konsumoi LSD, i duket vetja sikur është tigër

FOTO /Konsumoi LSD, i duket vetja sikur është tigër

22:07, 03/12/2016
A+ Aa A-

Një kamera e fshehtë e vendosur në një pyll në Poloni për të filmuar kafshët e egra, befas kapi pamjet e një njeriu lakuriq i cili besohet se po sillej si tigër pasi kishte pirë drogën e njohur si LSD. Burri i identifikuar si Marek H., 21 vjeç nga Çekia, kishte pirë LSD për të kuruar depresionin e tij.

Por pasi e piu atë, ai filloi të vrapojë i zhveshur nudo duke u sjellë si tigër. Ai hungërinte dhe vraponte i përkulur me duar e me këmbë, tamam si një kafshë pylli. Imazhet u zbuluan nga disa rojtarë pylli të cilët pas një farë kohe kontrolluan kamerat nëse kishin filmuar ndonjë kafshë të egër. Por pasi panë pamjet e këtij njeriu ata u shokuan dhe njoftuan policinë. 21-vjeçari rrëfeu para policëve se pasi kishte pirë drogën LSD, ajo kishte dhënë efekt të menjëhershëm duke e bërë të ndihej si një tigër.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco