FOTO /Nga Hitleri tek Kim Jong-il, misteret që si keni ditur rreth diktatorëve

FOTO /Nga Hitleri tek Kim Jong-il, misteret që si keni ditur rreth diktatorëve

21:43, 03/12/2016
A+ Aa A-

Nga Hitleri tek Musolini, nga Stalini tek Francisko Franko, këta nuk ishin thjeshtë diktatorë, por për një periudhë kohe shiheshin dhe si Zota në popujt që ata drejtonin.

Por kush ishin këta diktatorë, dhe çfarë misteresh fshinin në jetët e tyre?

Stalini

Josif Visarionoviç Dzhugashvili, një nga diktatorët më të egër në historinë e post Luftës së Dytë Botërore. Gjatë 31 viteve të qeverisjes së tij në BS, u vranë më shumë se 20 milionë qytetarë. Stalin i njihet gjithashtu dhe për metodat e egra se si eliminonte kundërshtarët politikë.

Kim Jong-il

Diktator gjyshi, diktator babai, diktator i biri. Kim Jong-il, dhe djali i tij Kim Jong-un njihen botërisht për çmendurinë e tyre, për ti shpallur luftë gjithë botës. Por mesa duket këta e kanë në gjak diktaturën, pasi prej shumë vitesh populli koreano verior vuan dhunën mizore të dinastisë Jong.

Adolf Hitler

Hitleri njihet si diktatori i zi. Çmenduria e tij dhe etja për gjak ju mori jetën miliona njerëzve anë e mbanë botës, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Hitleri njihet edhe për ritualet sadomazokiste dhe si një njeri me prirje homoseksuale. Atij i pëlqente që ta rrihnin gjatë seksit me kamxhik.

Jean-Bedel Bokassa

Jean-Bedel Bokassa u shpall Presidenti i Republikës së Afrikës Qendrore, në vitin 1977. Idhulli i tij ishte napoloni, për këtë arsye ai e shpalli veten perandor ndërsa detyroi të gjithë shërbëtorët që të veshin rroba të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Mao Ce Duni

Mao ishte udhëheqësi i Kinës. Edhe pse për kinezët ai ishte një diktator i egër, të rinjtë amerikanë gjatë viteve 60-70 e kishin idhull, pasi besonin në idealin që ai paraqiste në publik. Mao ishte i fiksuar pas orgjisë, përveç gruas së tij ai donte çdo natë nga 2-3 femra të tjera në shtrat.

Saparmurat Niyazov

Saparmurat Niyazov, ishte Presidenti i Turkmenistanit nga viti 1991 deri në vitin 2006. Ai detyroi popullin e Turkmenistanit që të lexonin librin e shenjtë të shkruar nga vetë ai, duke mohuar në mën yrt kategorike leximin e kuranit dhe Biblës. Gjatë qeverisjes së tij ai ndërtoi një statujë ari për vete 12 metra të lartë, duke ju imponuar popullit të tij si Zot.

Benito Mussolini

I njohur ndryshe si Duçja. Ai njihej fillimisht si njeri paqësor, por më pas u kthye në krahun e djathtë të Hitlerit, duke vrarë me miliona njerëz nga pushtimet e ushtrisë së tyre.

Muammar Gaddafi

Gaddafi udhëhoqi Libinë nga 1969 deri në vitin 2011. Ai ishte i fiksuar që në udhëtimet e tij brenda vendit të flinte si beduinët, duke mos përdorur hotele luksoze por çadra.

Nicolae dhe Elena Ceausescu

Nicolae dhe gruaja e tij Elena, udhëhoqën Rumaninë nga viti 1967 deri në vitin 1991, kur u rrëzua dhe pushteti komunist. Ata do të mbahen mend nga rumunutë, pasi gjatë udhëheqjes së tyre me qindra njerëz vdisnin nga uria.

François Duvalier

Një njeri i fiksuar pas vdekjes. Ai arriti që të bindte popullin e tij se ishte rimishërimi i baron Samed, i njohur ndryshe si perëndia që shoqëron të vdekurit në botën e përtejme.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco