VIDEO /Gruaja rrëfen takimin me Jezu Krishtin, ja çfarë thotë

VIDEO /Gruaja rrëfen takimin me Jezu Krishtin, ja çfarë thotë

20:52, 03/12/2016
A+ Aa A-

Një paciente, e cila ka preferuar të mos tregojë emrin e saj dhe që vuante nga zhvillimi i embrionit jashtë mitrës, ka treguar momentin teksa ishte duke ikur nga kjo jetë dhe iu shfaq Jezusi në një vegim që e mbajti gjallë.

Ajo tregon se gjithçka që përjetoi ishte tepër reale dhe se arriti të shikonte çdo gjë ndërsa ishte në agoni mes jetës dhe vdekjes, të shkaktuar nga gjendja në të cilën ndodhej. Në një video të postuar në rrjetet sociale ajo thotë: “Po ndieja që po vdisja. Gjithçka më vinte era vdekje. Më dukej sikur jeta po e linte trupin tim dhe ndërsa isha duke vdekur, mendova, OK, kaq ishte. Isha e shtrirë kur në cep të dhomës u shfaq diçka. Ishte si një vetëtimë, diçka mes zjarrit dhe dritës së bardhë”.

Vajza shton: “Ishte si një dritë e madhe që po dilte nga trupi i këtij personi të gjatë. Nuk munda të shikoja fytyrën e tij por vetëm dy këmbë, dy krahë dhe një kokë. Ai mu afrua dhe mu duk sikur i gjithë trupi i tij ishte i përbërë nga një lloj gazi. Isha shumë e frikësuar.”

Mjekët i kishin thënë vajzës se ajo kishte vetëm 4 minuta jetë dhe duhej ta operonin, pasi jo vetëm jeta e fetusit, por edhe e saja ishte në rrezik. Vetëm disa momente pas kësaj eksperience, vegimi, gruaja u fut me urgjencë në sallën e operacionit.

Ajo nuk arriti të shpëtonte jetën e bebes, por për fat të mirë mundi të jetonte për të treguar historinë e saj. Videoja u postua në Facebook me titullin “Gruaja që ishte duke vdekur takoi Jezusin në shtratin e vdekjes. Ja çfarë pa”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco