Gruaja e parë në botë që u godit nga meteori

Gruaja e parë në botë që u godit nga meteori

22:06, 30/11/2016
A+ Aa A-

A e dini kush është gruaja e parë e goditur nga meteori?

Historia zë fill 62 vite më parë.

Ishte një pasdite e qetë në Sylacauga të Alabamas, në vitin 1954 dhe Ann Hodges po shplodhej në divanin e saj kur një copë guri i zi me madhësinë e një topi tenisi çau tavanin, ra mbi radio e më pas kërceu në trupin e saj.

Historia e Ann është e veçantë, sepse pjesa më e madhe e meteorëve zakonisht bien në oqean, ose në hapësira të mëdha si fusha.

Kjo sipas astronomit Michael Reynolds shpjegon edhe sesi njerëzit i kanë shpëtuar meteorëve në gjithë historinë e  njerëzimit.

Në atë kohë, një gjeolog i shtetit u thërrit në vendin e ngjarjes dhe përcaktoi se objekti që kishte goditur gruan ishte meteor. Guri u sekuestrua nga policia dhe iu dërgua Forcave Ajrore, që konfirmoi se bëhej realisht fjalë për meteor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco