Rasputin, murgu i dënuar me pavdekësi

Rasputin, murgu i dënuar me pavdekësi

21:19, 30/11/2016
A+ Aa A-

Pak personazhe kanë qenë aq të demonizuar sa prifti rus Grigori Efimoviç Rasputin. E vërteta është se që nga 1906, vit kur mbërriti në Shën Peterburg dhe deri në 1916 ,vit kur u vra, ai i pati të gjitha, famën , fuqinë , paratë , influencën , relacionet politike, dashurie, miq dhe armiq.

e simpatizantët e mbretërisë ai ishte shkaktari i dështimit të familjes mbretërore, partitë politike opozitare të regjimit mendonin që figura e tij simbolizonte goditjen përfundimtare të mbretërisë dhe shikonin në të shumtën e shkeljeve dhe defekteve të mbretërisë.

Për kishën ishte një aventurier me fat që falsiteti dhe hilet e tij e kishin ngritur me sukses në një stad pushteti që e bënte të rrezikshëm për hierarkine kishtare ortodokse.

Funksionarët i trembeshin dhe ushtaraket e përçmonin. Për popullin e zakonshëm ishte një zuzar me fat që e urrenin për ecurinë e jetës së tij dhe për zbulimin e bëmave të tij amatore.

Kush ishte me të vërtetë Rasputin? Kush ishte jeta e tij derisa mbërrin në Shën Peterburg në vitin 1906 dhe kush ishte dimensioni i pushtetit të tij në vitet më vonë deri në vdekjen e tij?

Rasputin ishte një murg që i pëlqente të kërcente në kampet e romeve, ku bënte orgji, dhe dritat e zjarreve përziheshin me klithjet e romëve. Kishte një fuqi të jashtëzakonshme sa që rrinte në këto festa e orgji 4 ditë pa gjumë vetëm pije, kërcim dhe seks. Kishte sy blu që të hipnotizonin me një dritë djalli. Ishte një burrë me lartësi mesatare me kompleksin e dobësisë. Magnetizmi i tij personal ishte i papërballueshëm. Kurrë në jetën e tij nuk u la. Trupi i tij vinte një erë që e bënte të identifikohej menjëherë prania e tij.

Hante me duar, me të cilat me një prekje shëronte. Magnetizmi i tij bënte femrat e çdo lloj moshe dhe rangu të binin në kembet e tij nga dashuria. Rasputin merrte çfarë donte falë pushtetit të shikimit të tij. Femra, seks, para dhe dhunë përziheshin njësoj në jetën e tij fetare. Nuk diskutohet që prifti kishte aftësi shërimi. Ekzistojnë bëma rreth tij për këtë gjë dhe nuk ka dyshime.

Nganjëherë takohet edhe llogjika shkencore në keshillat e tij që i jap Careshës për hemofilinë e djalit të saj, kur i kërkonte ndihme gjate krizave te Alexit (djali i Carit).Guraja e Carit nuk kishte dyshime qe "miku i saj i dashur" ishte i derguar i Zotit per te shpetuar racen e Romanoveve nga rreziqet brenda dhe jashte Rusise.

Ndermjet mikeshave te tij princeshes se Malit te Zi Militza dhe Anastasies , te njohura ne kerkim te magjistareve dhe shenjtve , qe Rasputin arriti te krijoje pamjen dhe prestigjin si profet sherues.

Ne 15 tetor 1906 NIkolai II dhe familja e tij e moren ne pallat e Tsarkoie Selo te shoqeruar nga Anna Vyrubova , dame shoqerimi dhe besnike e careshes.

Goditja personale qe shkaktonte siberiani arriti deri aty saqe Cari shkroi ne ditarin e tij "Sot kam njojtur nje njeri te Zotit "Ky "njeriu i Zotit" kishte filluar te ushtronte fuqite e tij qe kur kishte qene adoleshent , duke kuruar kuajt ne fshatin e tij te lindjes. ishte nje vizitues i rregullt i manastireve dhe kishave dhe ndjente nje admirim special per te gjithe ata qe populli i quante njerez te shenjte.

Vdekja e shpejte e vellait te tij dhe pak me vone e nenes se tij lane tek ai dy vraga te thella plagesh qe e bene te zgjedhi perfundimisht rrugen e kishes. Brenda ortodoksise temperamenti i tij i forte e beri qe te aderoje ne sektin klisty.

Rasputin martohet me nje grua 4 vjet me te madhe se veten. Ne martese humbasin femijne e pare. I deshperuar dhe me probleme te medha ne kishe ngaqe i perkiste sektit klisty, vendosi te bente nje pelegrinazh ne vende te shenjta si Jeruzalem dhe Malin Athos, duke vizituar manastiret dhe kuvendet.

Tre vjet me vone kthehet. Ne kete kohe eshte nje tjeter njeri . Viziton manastiret dhe vende te shenjta dhe edhe pse eshte analfabet flet si nje njeri shume i ditur. Eproret e tij habiten dhe vendosin ta rekomandojne ne sferat me te larta. Realizon udhetimin e pare ne Shen Peterburg ne vitin 1903.

Por nuk mund te ndryshoje zakonet e tij. I pelqenin festat - mbi te gjtha festat e romeve- muzika , vera. Kishte shume sukses me femrat e shoqerise se larte.

Caresha Alexandra ishte adhurusja e tij qe mbas shpetimit te djalit te saj. Rasputin e shfrytezoi kete dhe deshirat e tij beheshin urdher. Ai filloi te njihej ne nje rang me ministrat dhe pse nuk kishte asnje titull ushtarak. Gjerat filluan te beheshin te zeza per Carin.

Rasputin ne qender te adhuruesve te tij

Ndodhi nje revolucion politik ku baza propozoi dhe krijoi nje lloj kongresi popullor te quajtur Duma. Carit po i limitoheshin aftesite e tij ne kete Kongres , keto ishin shenjat e para te renies se regjimit carist. Si kjo te ishte pak , vendi u riperfshi ne Luften e Pare Boterore. Cari , qe nuk ishte nje njeri i armeve , vendosi te vihet ne drejtim te ushtrive te tij si Shefi Suprem. Kjo i beri mire qe ti ikte presionit te popullit qe dite per dite filloi te merrte liri me shume ne saj te Dumes.

Nje here qe Cari iku ne lufte fuqia i ngeli careshes, qe do te thoshte praktikisht pushtet ne duart e Rasputin. Pati shume kundershtime sepse fisnikeria nuk mund te pranonte pushtetin e palimituar te "Anti Krishtit " sic e quanin. Ne kete kohe u planifikua atentati i pare kunder tij. Ne nje udhetim jashte Shen Peterburgut nje fshatare rremben nje thike dhe ja ngul thelle ne stomak dhe filloi te bertase " Kam vrare Anti krishtin", por gezoi para kohe. Dhe pse me nje plage te tmerrshme nga e cila rridhte shume gjak , Rasputin mori nje dru dhe e goditi gruan duke e lene pa ndjenja.

U duk si nje incident i rastesishem por u vertetua qe gruaja fshatare mori nje pagese te mire per te bere kete gje. Ai vazhdoi udhetimin e tij ditor duke e lidhur plagen me rroba sa per te mos lejuar hemoragjine. Dhe e kuroi plagen disa dite me vone kur u kthye ne Shen Peterburg.

Atehere me shume se kurre filloi te flitej per nje "pakt me Djallin ". Mbasi kaloi atentati Rasputin , duke perdorur fuqite e tij parashikuese i shkruan Carit ne lufte: " Ndiej qe do vdes me shpejt se 1 janari.... nqs do vritem nga plebejet dhe pikerisht nga vellezrit e mi fshataret ruse, nga asgje mos u tremb .... froni jot do rroje 100 vjet dhe djali jot do jete Cari tjeter i Rusise.

Por nqse vrasesit jane fisnik , gjaku im do te shfaqet ne duart e tyre per 25 vjet. Duhet te braktisin Rusine, vellezrit do grinden me njeri - tjetrin , urrejtja do ndaje familjet dhe vendi do ngelet pa fisnikeri dhe mbreteri...".Po keto fjale ja tha dhe careshes se ciles i theksoi se mbas vrasjes se tij mbreteria e saj nuk do duronte 6 muaj.

Midis fisnikeve qe planifikuan vrasjen e tij ishte dhe princi Yussopov . Njihej prej te gjitheve dashuria qe Rasputin kishte per gruan e Yussopovit , princeshen Irina. Duke u bazuar ne kete fakt thane ta ftonin ne nje feste ne shtepine e princit. Data ishte 29 dhejtor 1916. Rasputin pranoi te vinte ne feste duke pasur vetem nje qellim ne koke te bente per vete princeshen.

Ishte mesnate kur arriti ne pallat. U drejtua tek nje sallon me pretekstin se ishte i pari i ftuar qe kishte ardhur. Ne realitet nuk kishte te ftuar te tjere. Aty Rasputin priti duke pire nje gote vere dhe duke ngrene embelsira pa e ditur qe pija dhe embelsirat kishin aq cianur sa ta vrisnin pothuaj menjehere. Komplotistet ferkonin duart ne sallonin tjeter. Priten me shume se gjysem ore dhe Princi Yussopov u ul ne sallon i bindur se Rasputin kishte vdekur.

Goditja e tij ishte e madhe kur e pa shendosh e mire duke kerkuar prape vere . Princi dha urdher ti sherbenin vere dhe u ngjit lart i tmeruar duke informuar se " Rasputin ishte i pavdekshem sepse as helmi nuk kishte efekt mbi te". Mes fisnikeve filloi nje moment paniku. Duka Purishkevic ishte i pari qe reagoi.

- Shko dhe vrite - i tha princit Yussopov.

Dhe princi per here te dyte zbret ne sallonin ku ishte Rasputin dhe e gjen perseri duke pire vere. Syte e Rasputin ishin me te shkelqyer dhe me force magnetike si asnjehere .

Me duket se duhet te me thuash dicka - i tha ai kur syte u takuan me ata te princit.

Princi u drodh nga koka ne kembe dhe i tha - Shiko tek ai muri Rasputin - Rasputin kthen koken dhe princi i tmerruar e qellon me revolver tre here ne trup. Rasputin bie ne dysheme ne pamje te pare i vdekur.

Komplotistet dolen qe te festonin fitoren. Thirren nje mjek me shpejtesi qe te vertetonte vdekjen e Murgut te Cmendur - Eshte klinikish i vdekur - tha mjeku por, kenga e fitores prape ishte e shpejtuar. Fisniket ,nderkohe qe mjeku u largua nga pallati, vendosen te benin nje orgji alkolike ne sallon bashke me kufomen. Priten deri ne 3 te mengjesit , ore ne te cilen mendonin te hidhnin kufomen ne lumin Neva.

Si mund te reagonin fisniket kur pane qe Rasputin u ngrit nga dyshemeja totalisht i gjakosur por i gjalle. Te gjithe ja dhane vrapit , vetem Yusoopov mbeti i paralizuar nga frika .... nderkohe qe Rasputin po ecte derisa te harrinte tek nje uniforme ushtarake ne manekin per tu mbajtur. Atehere princi vrapoi shkalleve duke bertitur nderkohe qe Rasputin filloi ta ndiqte duke qeshur dhe i gjakosur me duart e ngritura si nje shtrige.

Princi mbylli deren e sallonit ku Rasputin nguli duart si kthetra Djalli. Fisniket e tjere u kthyen ne ndihme te shokut te tyre duke e cekuilibruar Rasputinin dhe duke e goditur. Rasputin bie ne shesh mbas nje goditjeje ne koke nga Purishkevic. Nuk u mjaftuan me kete por lajmeruan dy ushtare qe me hekura i thyen te gjitha kockat e te supozures kufome.

Me pas e morren te gjakosurin e zhveshen dhe e terhoqen zvarre deri tek lumi per ta hedhur. Por zbuluan se Rasputin ende merrte fryme. "Ky njeri nuk mund te vdes " filluan te peshperisnin midis tyre ushtaret. Vetem prania e superioreve te tyre i ben qe te kapercenin tmerrin. Hapen nje te care ne akullin e lumit dhe atje e futen murgun. Trupi i tij u gjet mbas dy ditesh . U gjet me nje krah jashte te cares dhe me gishtat e bashkuar qe formonin nje gjest bekimi.

Rasputin u varros me te gjitha nderet nga Caresha Aleksandra qe ndihej e pangushellueshme. Fati i keq filloi te bjere mbi fisnikerine dhe shtepine mbreterore pas vdekjes se tij. Cdo gje ndodhi sic ai e kishte predikuar. Revolucioni eleminoi familjen e Carit ne tetor 1917, fisniket u vrane nga turmat. Ata pak qe shpetuan me largimin e tyre nga Rusia nuk ben asgje vetem se konfirmuan predikimin e Murgut, qe nuk mund te vdiste, mallkimin qe ai la te bjere mbi ta .... " Fisnikeria do zhduket nga Rusia"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco