Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Si ti mbijetoni turnit të natës

Si ti mbijetoni turnit të natës

17:52, 30/11/2016
A+ Aa A-

Turni i natës mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin tonë. Ai mund të sjellë pasoja të ndryshme: probleme fizike, në metabolizëm, në gjumë, në të ushqyer, madje edhe në marrëdhëniet sociale. Pavarësisht gjithë këtyre, turni i natës është i rëndësishëm në ditët e sotme dhe kërkohet gjithnjë e më shumë nga kompani të ndryshme. Në fund të fundit, dikush duhet ta bëjë. Më poshtë janë disa këshilla për njerëzit që punojnë në turnin e natës, nëpërmjet të cilave mund të përmirësoni mirëqenien dhe po ashtu të rrisni rendimentin në punë

Mos abuzoni me kafeinën dhe nikotinën

Për të përballuar turnin e natës në punë, kafeina dhe cigaret janë një zakon i keq. Një këshillë e mirë është të shmangni kafeinën në fund të turnit. Nëse doni të përfitoni nga efektet e saj është e këshillueshme në fillim të turnit dhe jo në fund të tij (kjo do të ndikonte që ju të mos çlodheshit mirë). Po ashtu, duhani, mund të dëmtojnë cilësinë e gjumit, për të cilin kanë shumë nevojë ata që punojnë në turnin e natës.

Kujdesuni për trupin tuaj, bëni ushtrime

Puna në turnin e natës mund të jetë stresuese. Oraret e çrregullta e bëjnë të vështirë ruajtjen e një stili të shëndetshëm jete. Mbajtja e trupit në formë është një këshillë thelbësore veçanërisht për ata që punojnë në orët e natës. Është e këshillueshme të gjeni pak kohë që të ecni, të bëni vrap, ose të shkoni në palestër. Edhe 30 minuta janë të mjaftueshme. Është e rëndësishme të ruani ekuilibrin psikofizik. Këto ndihmojnë në përmirësimin e humorit dhe mbajtjen e trupit në formë. Këshillohen aktivitete të lehta fizike, përpara se të merrni turnin e punës e nëse është e mundur, në intervalet përgjatë tij.

Hani shëndetshëm

Shpesh puna në oraret e natës përkthehet në zakone të këqija. Ushqimet fastfood apo ëmbëlsirat e ndryshme nuk janë të këshillueshme. Ushqimet që konsumohen gjatë turnit të natës duhet të jenë të lehta, mundësisht të përgatitura në shtëpi. Nëse ju do të hani gjatë mesit të turnit të natës, ju do të arrini të lodhur në shtëpi dhe kjo do të ndikojë edhe në gjumin tuaj.

Mos u izoloni nga jeta sociale

Turni i natës nuk do të thotë që të privoheni nga jeta sociale. Izolimi është diçka e mundimshme dhe mund të rrisë nivelin e stresit. Gjeni pak kohë për t’u socializuar dhe për t’u çlodhur.

Flini mirë dhe mjaftueshëm

Të flesh mirë për ata që bëjnë turnin e natës në punë duket utopi. Me disa këshilla është e mundur të flini të paktën për tetë orë dhe të çlodheni. Qetësia është një faktor i rëndësishëm. Ju mund të vini edhe tapa në vesh që të mos dëgjoni asgjë. Uleni fare zërin e telefonit. Mbyllni mirë dyert e dritaret. Cilësia e gjumit mund të përmirësohet nëse ju shmangni ushqimet e rënda dhe aktivitete intensive menjëherë para gjumit. Dhe, në fund, është e rëndësishme të flini në errësirë, duke eliminuar dritën natyrale dhe të gjithë burimet e tjera të ndriçimit. Mungesa e dritës ju ndihmon të çlodheni më mirë dhe rrit prodhimin e melatoninës.

Shpjegojuni nevojat tuaja miqve dhe familjarëve

Ata që bëjnë turnin e natës në punë, duhet të shqetësohen edhe për familjarët, bashkëjetuesit dhe miqtë. Ndarja e nevojave është shumë e rëndësishme. Shpesh njerëzit nuk janë në gjendje të kuptojnë se sa e rëndësishme është të respektojnë tjetrin kur çlodhet, ndaj është i rëndësishëm shpjegimi i orarit të punës, turnit dhe ritmit të çlodhjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco