Teori të reja mbi jetën dhe Charles Darwin

Teori të reja mbi jetën dhe Charles Darwin

16:56, 30/11/2016
A+ Aa A-

Ai që qe marrë së pari me rileximin e historisë evolutive të njeriut në shekullin XIX kundrejt kanoneve normale klasike të vendosura nga teologjia, ishte sigurisht Charles Darwin. Deri në shekullin XIX njerëzit nuk interesoheshin shumë për prehistorinë e tyre, e vetëm pak shkencëtarë ishin të bindur për ekzistencën e njeriut prehistorik. E kjo, pavarësisht zbulimeve të shumta të fosileve njerëzore të bëra nëpër zona të ndryshme të Europës, e mbi të gjitha zbulimit më 1856 në luginën e Neander (pranë Duseldorf, Gjermani) të një kafke, e cila duke pasur parasysh formën e çuditshme u quajt “njeriu i Neandertalit”.

Më 1859 Charles G. Darëin, natyralisti i famshëm anglez publikoi Origjinën e specieve përmes seleksionit natyral, në të cilën shpaloste teorinë e tij të evolucionit… Në fillim kjo teori u pranua gjerësisht nga shkenctarët, por brënda dhjetë vitesh nisi të marrë tatëpjetën. Darwin mbështeste idenë se speciet kishin qenë të afta, që përgjatë mijëvjeçarëve të evoluonin nëpërmjet një numri të pafundmë formash të ndërmjetme, duke krijuar një marrëdhënie të ngushtë me mjedisin rrethues dhe problematikat që lidheshin me të. Natyrisht vetë Darwin e kuptonte se ndryshime të tilla të paperceptueshme e të vazhdueshme përgjatë shekujve duhet të bënin të mundur gjetjen e shumë fosileve që do t’i pohonin fazat e ndërmjetme të ndryshimeve të tilla. Psh: nëse qafa e xhirafës i detyrohet evolucionit të species dhe është zhvilluar duke kërkuar ushqimin përherë e më lart, do të ishte logjike të pretendohej për të gjetur edhe fosile të tjera xhirafash që mund t’i dëshmonin këto faza të

ndërmjetme që shënonin kalimin mes një qafe normale dhe një qafe shumë të gjatë si ajo e xhirafave të sotme. Por në të vërtetë kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Teori dhe hipoteza mbi jetën në univers

Qysh në agimet e qytetërimit, njeriu është shtyrë përherë nga kureshtja për të ditur nëse ekziston jeta në planete të tjera të Universit, e mbi të gjitha a ekzistonin krijesa inteligjente. Përgjatë shekujve shumë filozofë, teologë e shkencëtarë janë përballur me këtë problem duke sjellë argumente pro e kundër ekzistencës së jashtëtokësorëve. Mbështetësi i parë i idesë së pluralizmit të botëve, ishte filozofi grek Anaksimandri i Miletit, jetuar në shek. VI para Krishtit. Simbas këtij mendimtari, burimi i gjitha gjërave të njohura ishte një Element i Papërcaktuar e prandaj mund të ekzistonin njëkohshëm shumë botë të tjera, të ndryshme mes tyre. Edhe Epikuri(341-270 para Krishtit) pohonte se ekzistonin botëra të pafundme të banuara, tek të cilat gjithçka është e përbërë nga një llojshmëri e pafundme atomesh që shkëputen nga Pafundësia për t’iu nënshtruar aty për aty një rregulli të përkohshëm.  Atome të tilla mund të kalojnë edhe prej një bote në tjetrën, duke gjeneruar qenie shumë të ndryshme herë mbas here. Tezat e Epikurit qenë mbështetur në botën romake nga Lukreci (shek. I para Krishtit).

Në përgjithësi mendimi filozofik perëndimor e mohoi tezën e pluralizmit të botëve dhe çështjen e jetës jashtëtokësore. Pak mendimtarë (mes të cilëve citojmë Xhordano Brunon dhe Spinozën) u radhitën në favor të ekzistencës së jetës në botëra të tjera.

Bazat e para shkencore që mbështetën idenë e jetës në planete të tjera u hodhën në shek. XVII, në vijim të vëzhgimeve dhe arritjeve të Nikolla Kopernikut (1473-1543) dhe Galileo Galileit (1564-1642). Mërkuri, Jupiteri, Afërdita, Marsi e Saturni dukeshin aq qartë si planete, ndërsa mbi hënë niseshin të vëreheshin male dhe kratere. Në veçanti ai që zgjoi më shumë interes ishte planeti Mars, në sipërfaqen e të cilit mund të vëzhgoheshin hapësira të ngjashme me detet dhe kontinentet, re, shtrëngata. Duke u nisur nga këto vëzhgime, lindi ideja që planeti mund të ishte banuar prej krijesash inteligjente. Mandej vijmë në kohët tona kur vëzhgimi i planeteve është bërë më i saktë dhe me i përkryer, falë përdorimit të teleskopëve gjithnjë e më të fuqishëm, radioteleskopëve dhe dërgimit të sondave në hapësirë.

Përmbytja mes mitit dhe realitetit

Oqeanografi Robert Ballard ka deklaruar disa kohë më parë, se kishte gjetur gjurmë të Përmbytjes Universale në një vijë të lashtë bregdetare të vendosur ndërmjet Detit Mesdhe  dhe Detit të Vdekur, e cila qe zhdukur nga një përmbytje e tmerrshme rreth 8000 vjet më parë. Vetë Ballard pohon se zbulimi i tij përputhet me rrëfimin biblik.

Në të vërtetë, ndryshe nga ç’mund të besohet, legjenda mbi Përmbytjen Universale apo të një katastrofe të natyrave të ndryshme që mund të kenë goditur Tokën, nuk është karakteristikë e veçantë e traditës hebreo-kristiane, përkundrazi mund të pohohet se ajo është trashëgimi e miteve sumere, që qenë asimiluar nga Hebrejtë, të cilët në kohë shumë të lashta kishin jetuar në Mesopotami.Në të vërtetë miti i Gilgameshit, heroit sumer që përbëhej nga dy të tretat hyjnor e një e treta njeri, tregon sesi ai, mbas vdekjes së mikut të vet Enkidu, u end i dëshpëruar në kërkim të paraardhësit të tij Utnapishtim (i cili ishte në zotërim të dijes që mund ta ringjallte mikun e tij!!!).

Me ta gjetur paraardhësin, Gilgameshi merr vesh se vetë Utnapishtimi, me dashjen e zotit Ea, ishte i vetmi i mbijetuar nga një përmbytje e shkaktuar nga zotat për të ndëshkuar njerëzimin e korruptuar. Vetë zoti Ea i dha Utnapishtimit masat e një anijeje që ai duhej të ndërtonte për të shpëtuar veten e për ta ruajtur të thatë “farën e të gjitha krijesave të gjalla”.Mbas ditësh e ditësh lundrimi nëpër ujëra të trazuara nga tërbimi i elementëve, më në fund kur zemërimi i zotave u duk se qe fashitur, Utnapishtimi lëshoi më së pari një pëllumbeshë e mandej një dallëndyshe të cilat duke mos patur se ku të ndalonin u kthyen sërish; atëherë ai lëshoi një korb i cili nuk u kthye më sepse gjeti ushqim me bollëk nëpër kufoma.

Atëherë Utnapishtimi vendosi të zbarkonte në tokën e çliruar nga ujërat. I ngjashëm me Utnapishtimin është edhe bibliku Noe. Edhe popuj të tjerë të zonës euro-aziatike kujtojnë nëpër mitet e tyre katastrofa të ngjashme dhe njerëz të zgjedhur për ta shpëtuar e për t’i dhënë limfë të re genit njerëzor. Kështu në traditën greke gjejmë Deukalionin e Pirrën, burrë e grua, të cilët shpëtuan nëpërmjet një arke dhe arritën ta  ripopullonin tokën duke hedhur gurë mbas shpinë së tyre. Në Iran kujtohet Jima, ndërsa në Indi përmendet Baisbasbata. Më një legjendë universale kaq specifike, ku deri dhe kohëzgjatja e përmbytjes varion fare pak (mes 40-60 ditësh), duke na bërë të besojmë se më shumë se për një mit, është fjala për diçka absolutisht të vërtetë që ka shkaktuar një tronditje të thellë në njerëzimin botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco