Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Ja si e manipulon feja trurin tuaj

Ja si e manipulon feja trurin tuaj

16:35, 30/11/2016
A+ Aa A-

Kjo mund të duket shumë absurde. Feja ka shumë pak gjëra të përbashkëta me drogat dhe seksin, por përvojat fetare dhe shpirtërore kanë aktivizuar qarqet e trurit në mënyrë të njëjtë sikur drogat, dëgjimi i muzikës apo edhe marrëdhëniet seksuale.

E gjithë kjo thuhet pas një studimi të ri, i cili ka gjetur se ndjenjat shpirtërore kanë stimuluar rajonin e trurit i cili lidhet me përpunimin e shpërblimit që ndryshe luan rol edhe në varësi.

Hulumtuesit në Universitetin e Utah Shkolla e Mjekësisë, kanë kryer një fMRI skanim të 19 anëtarëve të rinj të kishës, ndërsa vullnetarët kanë kryer detyra për të ndjellur ndjenjat shpirtërore.

Në seanca me orë të gjata dhe pushim, studimi ka shikuar kontrollin edhe nxitjen ndaj videove fetare, duke përfshirë edhe një video me skena biblike, citatet e udhëheqësve fetarë dhe leximi i citateve nga librat e shenjtë.

Gjatë pjesës së kuotimit të eksperimentit, pjesëmarrësit u pyetën “A keni ndjerë shpirtin” dhe u pyetën për të vlerësuar reagimin e tyre nga “jo ndjenja” për “ndjenja shumë të fuqishme”.

Vullnetarët treguar se ndjeheshin shumë paqësor dhe ngrohtë brenda vetës dhe ishin pothuajse në lot derisa ishin duke shikuar videot me karakter fetar.

“Kur pjesëmarrësit në studim janë udhëzuar për të menduar një shpëtimtar, për të qenë me familjet e tyre për përjetësinë, në lidhje me shpërblimet e tyre qiellore, trurin dhe organet e tyre janë përgjigjur fizikisht,” tha autori i studimit, Michael Ferguson.

Bazuar në skanimet fMRI, studiuesit gjetën se ndjenja të fuqishme shpirtërore janë të lidhura me aktivitetin e trurit në rajonin i cili lidhet me përpunimin e shpërblimit, që mund të jetë edhe kënaqësia shpirtërore.

Është gjetur më parë që ky rajon i trurit aktivizohet duke marrë drogra, duke dëgjuar muzikë, duke kryer marrëdhënie seksuale ose duke ushtruar.

Përveç qarqeve të shpërblimit të trurit, studiuesit gjetën se ndjenjat shpirtërore janë të lidhura edhe me lëvoren e mesme paraballore, një rajon kompleks që përfshinë detyra të trurit të tilla si vlerësimi, gjykimi, arsyetimi e morali. Ndjenja shpirtërore aktivizohet dhe rajonet e trurit lidhen me vëmendje të fokusuar.

“Përvoja fetare është ndoshta pjesa më me ndikim tek njerëzit se si ata marrin vendime, për të mirën e tyre dhe për shërimin e sëmundjeve”. “Të kuptuarit se çfarë ndodh në tru për të kontribuar në këto vendime është shumë e rëndësishme.”, u shpreh autori i studimit.

Ai tha se nuk dihet nëse besimtarët e feve të tjera do të përgjigjen në të njëjtën mënyrë, pasi studimi ka përfshirë vetëm të krishterët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco