Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Parashikimi i frikshëm /Pas vdekjes së Fidel Castros, ekonomia e SHBA do të futet në kolaps

Parashikimi i frikshëm /Pas vdekjes së Fidel Castros, ekonomia e SHBA do të futet në kolaps

16:29, 30/11/2016
A+ Aa A-

Pas vdekjes së liderit kuban, Fidel Castro, është aktualizuar një parashikim i bërë nga John W. Johnston në vitin 1981. Ky njeri, në një profeci të cilën thoshte se e kishte marrë nga vetë Zoti, thoshte se, pas vdekjes së liderit kuban, Fidel Castro, ekonomia e SHBA-së do të pësojë kolaps.

Ja çfarë thotë profecia: "Pasi ta shihni Murin e Berlinit duke rënë dhe kur ta shihni BRSS-në duke marrë një goditje tepër të rëndë, nga e cila do ta marrë veten, dhe pasi ta shihni vdekjen e Fidel Castros, atëherë do të ndodhë kolapsi ekonomik i SHBA-së".

Të gjithë e dimë se Muri i Berlinit ra në nëntor të vitit 1989 dhe BRSS-ja zyrtarisht u shpërbë më 31 dhjetor të vitit 1991, ku tani Rusia e ka marrë veten, si pasuese e saj. Por, pyetja që shtrohet është, kur është shkruar ky raport dhe a ka ngjarje të tjera të cilat Johnston i kishte parashikuar me saktësi?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco