Ky është vendi ku banorëve u pëlqen trishtimi

Ky është vendi ku banorëve u pëlqen trishtimi

11:59, 30/11/2016
A+ Aa A-

Nëse shkoni në Portugali, asnjëherë nuk do të dëgjoni dikë duke thënë se ka kaluar një ditë të mirë e të mbarë, shkruan BBC. Kultura melankolike e Portugalisë nuk mund të humbasë, megjithatë shprehjet e popullit portugez kryesisht janë të zymta.

Portugalia është një vend i trishtuar, duke u renditur kështu e 93 prej 157 vendeve, që sipas OKB-së raportohet lumturia e tyre.

Por megjithatë nuk duhet t’iu vijë keq, ata janë të kënaqur me të gjitha pakënaqësitë e tyre. “Saudade”, një fjalë e pa përkthyer, mirëpo që çdo portugez e thotë si “Trishtim i gëzueshëm”.

Saudade është e ngjashme me nostalgjinë, por ndryshe nga nostalgjia është diçka që nuk ndjehet dhe nuk ka ndodhur kurrë, e me gjasë as nuk do të ndodhë kurrë.

Trishtimi është një pjesë e rëndësishme e jetës së tyre, e ndër të tjera askush nuk e shmang atë.

Sipas një studimi në Journal në vitin 2008, thuhet se trishtimi e përmirëson kujtesën tonë, madje ky studim sugjeron se portugezët janë më të aftë në këtë aspekt. /Lajmi.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco