Ky lloj merimangash sakrifikohet pas seksit, ja çfarë ndodh

Ky lloj merimangash sakrifikohet pas seksit, ja çfarë ndodh

19:21, 09/10/2016
A+ Aa A-

Bëhet fjalë për llojin ‘Dark Fishing’ të merimangave, të cilat i kanë vënë biologët në një sprovë të re, shumë të madhe.

Kur bëhet fjalë për instiktin prindëror, duke filluar që nga njeriu e deri tek krijesat më të vogla e më të thjeshta, kemi llojlloj sjellje të ndryshme dhe interesante.

Pas seksit, merimanga mashkull e këtij lloji, shndrrohet në ushqim për partneren dhe pasardhësit e tij, duke zhvilluar kështu instiktin prindëror të vetëmohimit, transmeton lajmi.net

Kjo ka ngjallur shumë kureshtje tek biologët, ndërsa hulumtuesit  nga Universiteti i Nebraskës-Lincoln dhe Universiteti Gonzaga kanë gjetur se femrat e uritura krijonin më pak pasardhës sesa ato që lejonin partnerin e tyre mashkull të bëhej ushqimi i saj.

Biologët tregojnë se këto përfitime janë të dukshme vetëm kur një femër ushqehet me trupin e një mashkulli, por ende nuk e kanë të qartë se cila është në të vërtetë arsyeja e gjithë kësaj.

Sipas tyre, ka edhe disa studime që tregojnë se merimangat meshkuj preferojnë vetëm femrat e virgjëra, ndërsa kjo ju pamundësohet, ata zgjedhin të sakrifikohen për pasardhësit e tyre.

Kjo është një nga metodat më të çuditshme të shumimit tek krijesat dhe sipas hulumtuesve, kërkon kohë dhe përkushtim që në mënyrë të saktë të dihet për çfarë bëhet fjalë tek këto sjellje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco