Kush ishte në të vërtetë sulltanesha Kosem?

Kush ishte në të vërtetë sulltanesha Kosem?

20:59, 23/03/2018
A+ Aa A-

Një ndër serialet më të ndjekur turk për momentin është padyshim Sulltanesha Kosem. Pas Sulejmanit të Madhërishëm dhe figurës së Hyrem-it, shqiptarët duan të dinë gjithnjë e më shumë rreth sulltaneshës më të famshme të Perandorisë Osmane.

 

Të gjithë e dimë që historia që trajtohet është bazuar mbi fakte dhe ngjarje të vërteta të asaj periudhe, por cilat janë gjërat që nuk dinim për sulltaneshën Kosem?

Ashtu si edhe për Hyrem-in edhe për të dihet shumë pak. Kosem, vajza me origjinë greke njihej nga të gjithë me emrin Anastasya.  Në moshë fare të re ajo u ble si skllave nga guvernatori boshnjak. Ky i fundit, spikati bukurinë dhe inteligjencën e saj dhe nuk do të vononte shumë për ta bërë pjesë të haremit në pallatin e Topkapi-së.

Ç’domethënie ka ‘Kosem’?

Çdo vajzë që vinte harem merrte një emër të ri, zakonisht persian. Anastasya u quajt Mahpeyker që do të thotë “fytyrë-hënëzë”. Por ishte Sulltan Ahmed-i i cili e pagëzoi me emrin Kosem që do të thotë- një dhi që drejton tufën. Dhe në fakt, cilësitë prej lidere do të nevojiteshin vite më vonë.

Ndonëse sulltanesha me më shumë influencë në Perandorinë Osmane bëri gjithçka për sulltanin, asnjëherë nuk u vërtetua se ata u martuan në të vërtetë.  Gruaja ose jo, ajo dhe sulltani lindën 5 djem (3 prej të cilëve u bënë sulltanë) dhe 5 vajza.

Përveç programeve të saj politike, Kosem njihej gjithashtu për bamirësinë e saj. Monumenti  i sulltaneshës së famshme ndodhet në  Uskudar, Stamboll. Aktualisht sulltanesha prehet pranë Sulltan Ahmet-it, në muzeumin pranë xhamisë së Sultanahmet-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco