Rastësi? Stephen Hawking vdiq në ditën Pi, dhe në ditëlindjen e Albert Einstein

Rastësi? Stephen Hawking vdiq në ditën Pi, dhe në ditëlindjen e Albert Einstein

21:18, 15/03/2018
A+ Aa A-

Shumë përdorues të internetit po besojnë se Stephen Hawking nuk do të mund zgjidhte ditën më të mirë për të vdekur...

Fizikani 76-vjeçari, njëri nga shkencëtarët më të famshëm ndërroi jetë më 14 mars, e njohur si Dita Pit – ku shkencëtarët dhe matematikanët në mbarë botën festojnë vlerën e Pi-së. Por, kjo rastësi nuk i ka shpëtuar shumë përdoruesve të internet që bënë disa krahasime interesante.

Data e vdekjes së Hawking – 3/14, është e rëndësishme për faktin se 3.14 janë tre numrat e para të Pi-së, një bazë e gjeometrisë. Në mënyrë të veçantë, është raporti i rrethit të një rrethi me diametrin e tij.

Dhe derisa në masë të madhe po përhapej lajmi mbi vdekjen e Hawking në orët e para të mëngjesit në Londër, njerëzit nga e mbarë bota filluan shpejtë të lidhin pikat kyçe.

Përdoruesit e rrjetit social Twitter, gjithashtu vërejtën se më 14 mars kishte lindur një shkencëtar tjetër i madh, Albert Einstein.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco