Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Rrjetet sociale po e cënojnë privatësinë më shumë se kurrë

Rrjetet sociale po e cënojnë privatësinë më shumë se kurrë

19:44, 14/03/2018
A+ Aa A-

Ekspertët theksojnë se, të gjitha kompanitë e teknologjive duhet marrin masa në mënyrë që web-ete e tyre të mos shndërrohen në “armë”. 62-vjeçari nga Londra ka dërguar një letër të hapur pikërisht në 29 vjetorin e krijimit të internetit. Lee ka akuzuar gjigantët e teknologjisë se keqinformojnë, ndihmojnë në fushata politike dhe publicitare, duke u shkaktuar njerëzve dëme, të humbasin kontrollin e të dhënave personale.

Alarmi që ai ngre është i qartë, Sistemi po bie, nuk po përmbushen qëllimet për të ndihmuar njerëzimin të promovojë të vërtetën dhe demokracinë dhe për këtë jam i shqetësuar.

Sipas tij përqendrimi i pushtetit në duart e shumë pak platformave si twitter, FB apo Google ka bërë që të gjitha pikat e mësipërme të ndërlikohen.

Lee shton se, kompanitë teknologjike kontrollojnë dhe përcaktojnë se cilat ide dhe opinione duhen shpërndarë.

Por specialist ka edhe një zgjidhje për këtë situatë. Ai shpjegon se një kuadër ligjor mbi të gjitha rrjetet sociale do të ndihmonte në uljen e tensioneve.

Lee argumenton se, për ta arritur këtë duhet të ketë konsultime me grupe të ndryshme duke përfshirë shoqërinë civile, akademikët, biznesin, politikanet dhe artet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco