Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Einsteini kishte frikë nga arritja (e paplotë?!) e tij

Einsteini kishte frikë nga arritja (e paplotë?!) e tij

12:24, 14/03/2018
A+ Aa A-

Një vështrim në “anën private e të fshehtë” të Albert Einsteinit është ajo çfarë zbulohet nga një sërë letrash që shkencëtari i kishte shkruar motrës së tij të dashur e më të re në moshë, Maja.

Në to përfshihen mendimet e shkencëtarit të njohur mbi gjithçka, nga frika se ende nuk e kishte bërë punën e tij më të mirë, e deri te ndjenjat e dyshimta mbi famën e tij.

Koleksioni, ku përfshihet edhe një foto e papublikuar më parë e Einsteinit kur ishte vetëm 5 vjeç, si dhe e vetmja letër që i ka mbijetuar kohërave e shkruar prej tij për të atin, vjen nga arkivat e Maja Winteler-Einstein dhe bashkëshortit të saj, Paul Winteler.

Një përzierje letrash, kartolinash dhe fotografish, shumica e të cilave nuk janë publikuar kurrë, që të gjitha këto datojnë nga periudha mes viteve 1897 deri në 1951-shin.

“Ajo që bie në sy nga to rrjedh nga fakti se ai ka pasur një marrëdhënie tepër të afërt me të motrën. E po ashtu është thuajse e qartë se, kur ai i shkruante asaj ishte qenia e vërtetë, e jo një aktor”, thotë Thomas Venning nga shtëpia e ankandeve “Christie’s”, që do t’i nxjerrë në ankand këto letra në fillim të muajit maj.

“Ai ishte shumë i ndërgjegjshëm mbi atë se çfarë pritej prej tij pasi u bë i famshëm, por pa zbuluar asgjë mbi pritshmëritë në letrat që i dërgonte të motrës. Ai thotë se disa gjëra që nuk i kam lexuar askund tjetër deri më sot, edhe pse kam koleksionuar disa qindra letra të tij”, vijon më tej përfaqësuesi i shtëpisë së ankandeve.

Në vitin 1924, plot 9 vite pasi përfundoi Teorinë e Relativitetit (1915), Einstein do t’i shkruante Majës se “shkencërisht nuk kam arritur shumë kohët e fundit. Truri sa vjen e ‘shuhet’ me kalimin e viteve, edhe pse kjo nuk është diçka e gëzueshme për t’u thënë. Kjo tregon gjithashtu se çdo qenie nuk është më e përgjegjshme për periudhën e viteve të vonshme”.

Ndërsa 10 vite më vonë, ai do t’i shkruante sërish asaj. “Jam i gëzuar për punën time, edhe pse në këtë apo në çështje të tjera kam filluar të ndiej se shkëlqimi i viteve të rinisë po venitet”.

Venning rrëfen se nuk e ka parë Einsteinin të pranojë diçka të tillë në ndonjë dokument tjetër.

“Sigurisht që ai nuk ka luajtur asnjë rol në këto letra. Mund ta vëreni këtë nëse i lexoni. Ajo që është e vërtetë, është se nëse Einsteini do të kishte vdekur në vitin 1916, trashëgimia e tij fundamentale do të kishte mbetur e paprekur. Ai vijoi të punonte edhe për 40 vite të tjera, pa bërë ndonjë shpikje të madhe. Kështu që, është thjesht një moment i jashtëzakonshëm që bie në duart tona, pikërisht për faktin sesa i afërt kishte qenë ai me të motrën. Ai nuk kishte përse ta bindte atë”, thotë Venning.

Për nga trajtimi i temave, nga hobet e tij të lundrimit e violinës, e deri te marrëdhënia e vështirë me bashkëshorten e tij të parë, letrat janë “copëza të papublikuara të Einsteinit, apo fytyra e tij private”, sipas Venning.

Në njërën prej tyre, të vitit 1935, Einsteini pranon si rrallëherë një arritje të tijën, duke i shkruar Majës:

“Në fushën tonë kryesore të kërkimeve në fizikë, ne gjendemi në një situatë përgjimi ndaj errësirës, ku gjithsecili është tërësisht skeptik për atë që dikush tjetër po e ndjek me shpresa të mëdha. Dikush ndodhet në një gjendje të vazhdueshme tensioni deri në fund. Të paktën unë kam luksin e rehatinë se disa prej arritjeve të mia kryesore janë bërë pjesë e njohurive themelore të shkencës sonë”.

Në vitin 1923, në një letër që “Christie’s” e vlerësoi nga 6.000 deri në 9.000 paund, Einstein i shkruante së motrës mbi famën e tij ndërkombëtare, duke i thënë asaj dhe bashkëshortit se “po bëhem tej mase i dashur dhe edhe më shumë i lakmuar, edhe pse e di se nuk mund të bëj asgjë për këtë”.

Hija që ngriti rritja e nazizmit në vitet ’30 dhe forca që Einsteini gjeti nga puna e tij është përshkruar gjithashtu në një letër që ai i shkruante së motrës në shtator të vitit 1933. Në fillim të atij viti, Einstein kishte hequr dorë nga nënshtetësia gjermane, duke u vendosur në Antëerp të Belgjikës i frikësuar për jetën e tij, pasi nazistët e përshkruan Relativitetin si një “shkencë hebreje” dhe e denoncuan publikisht atë. Ai mori një rol në Universitetin “Princeton” të Nju Xhersit në tetor, ndërsa e motra e ndoqi pas në vitin 1939.

“Çfarë do të ndodhë nëse kthehemi sërish atje vitin e ardhshëm. A do të mund të jetojmë. Çfarë jetë mund të bëhet atje? Gjërat e vetme të patundshme janë yjet dhe matematika”, shkruante ai.

“Christie’s” do t’i nxjerrë letrat në një ekspozitë të hapur për publikun nga 18-20 prilli e më pas ankandi do të zhvillohet “online” nga 2 deri më 9 maj.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco