Fjeti pranë varrit të pronarit për 11 vite, ngordh qeni besnik

Fjeti pranë varrit të pronarit për 11 vite, ngordh qeni besnik

01:01, 23/02/2018
A+ Aa A-

Një qen besnik, që fjeti në varrin e pronarit të tij çdo ditë për 11 vite ka ngordhur.

Capitan ishte rreth 4 vjeç kur Miguel Guzman, i cili e kishte blerë qenin si një dhuratë për të birin, Damian, vdiq në vitin 2006 në Villa Carlos Paz, Argjentinë.

Qeni u zhduk shumë pak kohë më pas dhe familja e tij mendoi se kishte gjetur një shtëpi të re ose e kishin vrarë,

Por disa muaj më vonë, në një nga vizitat e tyre në varresa ata gjetën Capitan.

Për habinë e tyre, njerëzit që jetonin aty afër i treguan sesi filluan ta ushqejnë kur e kuptuan se flinte tek varri çdo ditë.

Dhe kështu qeni i trishtuar vazhdoi të qëndrojë pranë varrit të të zotit derisa ngordhi disa ditë më parë në moshën 15 vjeç.

Ajo çfarë habiti familjen Guzman është fakti se varrezat ishin shumë larg shtëpisë dhe Capitan nuk kishte qenë kurrë atje, para se të zhdukej.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco