VIDEO/ Ja ku do të ndërtohet ndërtesa më e lartë prej druri...

VIDEO/ Ja ku do të ndërtohet ndërtesa më e lartë prej druri...

23:15, 19/02/2018
A+ Aa A-

Një kompani japoneze po planifikon të ndërtojë rrokaqiellin më të lartë në botë nga druri.

Kjo do të realizohet në përvjetorin e 350-të të kompanisë, në vitin 2041.

Sumitomo Forestry ka thënë që 10% e kullës 70 katëshe do të jetë nga çeliku,  kombinuar me 180,000 metër kub dru, që mjafton për të ndërtuar 8,000 shtëpi.

Një strukturë bazë nga çeliku, që kontrollon dridhjet, do të vendoset në qendër në mënyrë që ta mbrojë ndërtesën nga tërmetet në Tokio.

Ndërtimi i projektit do të arrijë shifrën prej katër miliardë funte, dyfishi që nevojitet për ndërtimin e një rrokaqielli normal të të njëjtës madhësi.

Kulla “W350” do të përdoret për zyra, dyqane, hotele dhe shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco