Kjo kafshë mund të na shpëtojë nga ndryshimet klimatike

Kjo kafshë mund të na shpëtojë nga ndryshimet klimatike

00:43, 19/02/2018
A+ Aa A-

Për shumë persona, ngrënia e mishit të lopës është një kontradiktë. Nëse i pyesim ekspertët e klimës, ata do të thonin se mishi i lopës do duhej të konsumohej shumë më pak.

Shtetet e zhvilluara kanë ardhur në përfundim se bujqësia blegtorale është përgjegjëse për 14.5 përqind të emetimeve të gazrave serrë dhe prodhimi i mishit të kuq dhe qumështit 65 përqind.

Një komunitet i vogël dhe në rritje i fermerëve, shkencëtarëve dhe akademikëve tregojnë se rritja e bagëtisë dhe ruajta e sasisë së mishit të kuq do të kishte efekt pozitiv në zgjedhjen e problemeve klimatike.

Sipas tyre, kafshët e mirë-menaxhuara janë çelësi për të prodhuar toka më të shëndetshme.

Zakonisht, për të hequr qafe barërat e këqija dhe për të marrë vetëm barin e mirë, fermeri përdorë plehra kimike. Megjithatë, plehrat zëvendësojnë lëndët ushqyese që zakonisht toka i siguron vetë, në këtë mënyrë material organike zvogëlohet e bashkë me të edhe diversiteti i llojeve të bimëve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco