Zbulohet arësyeja pse princi George vesh gjithmonë pantallona të shkurtra

Zbulohet arësyeja pse princi George vesh gjithmonë pantallona të shkurtra

20:14, 08/10/2016
A+ Aa A-

Ndoshta ju ka rënë në sy që princi George  vishet gjithmonë me pantallona të shkurtra. Në daljen më të fundit publike të tre vjeçarit në Kanada, ndoshta keni pyetur: “Pse sërish me pantallona të shkurtra? Për më tepër në këto ditë të ftohta.” Përgjigjja është e thjeshtë: kështu e do tradita.

“Është tipike angleze të veshësh djemtë e vegjël me pantallona të shkurtra.” – tregon eksperti i rregullave të mirësjelljes William Hanson. “Pantallonat e gjata janë për djemtë më të rritur dhe për burrat, ndërsa të shkurtrat për më të vegjlit. Edhe pse koha ndryshon, një palë pantallona të gjata te një djalë i vogël, konsiderohen si të jesh pjesë e klasës së mesme. Asnjë familje aristokrate apo mbretërore nuk dëshiron të konsiderohet si periferike. As Dukesha e Kembrixhit.”

Nëse do të kthenim kokën pas, do të shihnim princin William dhe princin Harry të veshur me pantallona të shkurtra. “Familja mbretërore është gjithnjë e etur të ruajë traditën.” –shpjegon Hanson.  “Në të shkuarën, përpara së të shkonin të pantallonat e shkurtra, një djale i porsalindur vishej me fustan në dy vitet e para dhe rreth moshës tetë vjeçare mund të vishte pantallona të gjata.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco