Shkenca tregon se kur tradhëtojnë më shumë meshkujt

Shkenca tregon se kur tradhëtojnë më shumë meshkujt

19:49, 18/11/2016
A+ Aa A-

Sipas studimeve më të fundit meshkujt e kanë majën e erotizmit kur është ftohtë, më mirë në orët e para të pasdrekes.

Kurse femra kur është ngrohtë, e preferueshme është mbrëmja. Kjo pasi është vërtetuar që muzgu është ora seksualisht më stimuluese për gruan, mëngjesi dhe orët e para të pasdites për burrin.

Por është edhe koha e duhur për të tradhtuar: kështu atij i pëlqen temperaturat e ulta dimërore, kurse asaj ato të ngrohta verore.

Në këtë përfundim ka arritur shkenca e meteo-biologjisë, shkencë e cila merret me raportin mes fenomeneve atmosferike dhe qenieve të gjalla.

Por duket që këtë dukuri ta kishte gjetur me intuitë edhe Hipokrati në shekullin IV përpara Krishtit, që dielli, shiu, lagështira dhe era kanë ndikim mbi dhimbjen e kokës, dhimbjet reumatizmale, infarketet dhe humorin; por kurrë nuk mund ta kishte imagjinuar se mund të ndikonin edhe mbi parashikimet erotike, dëshirën, mëmësinë. Madje edhe mbi seksin e atyre qe do të lindin.

Ndërkohë që sipas parashikimeve të meterologëve vapa duket se dëmton spermatozoidet që përmbajnë kromozonin femëror Y. Pra në bazë të meteo-biologjisë, ata që duan të kenë një fëmijë mashkull, duhet të presin pranverën, më mirë akoma verën.

Por për ata që janë në nxitim të arrijnë objektivin e shtatëzanisë me sa më pak tentativa dhe që nuk e kane problem seksin e atij që do të lindë, muajt më të mirë janë shkurti dhe nëntori, ku temperatura nuk i kalon 15 gradët, temperaturë kjo në të cilën spermatozoidet janë më të gjalëe dhe aktive, dhe e fekondojnë vezën më me shumë lehtësi.

Temperaturat për gratë

Natyrshëm lind pyetja se sa duhet të shënojë termometri? Shkencërisht për to nuk ekziston një temperaturë ideale, si për burrat. Megjithatë disa eksperimente të bëra në laborator mbi kavie të vogla kanë treguar se janë ulje – zbritjet e shpeshta të temperaturës ato që dëmtojnë pjellshmërinë femërore. Por jo epshin: ishin pikërisht kafshët e ekspozuara ndaj ndryshimeve të temperatures ato më qejfliet./tiranaobserver/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco