VIDEO/ Shikoni tentativën më qesharake të vjedhjes dhe qeshni me lot

VIDEO/ Shikoni tentativën më qesharake të vjedhjes dhe qeshni me lot

06:24, 16/02/2018
A+ Aa A-

Ndoshta përpjekja më e keqe për një plaçkitje u kap në kamerat e vëzhgimit në Kinë.

Videoja e lëshuar nga Departamenti i Policisë në Shangai tregon dy burra të paidentifikuar që afrohen në një dritare të një  dyqani.

Teksa i pari godet me një tullë xhamin e dyqanit por ai nuk thyhet, të njëjtën gjë tenton të bëjë edhe i dyti, po në vend që të godasë xhamin, godet shokun e tij në kokë duke e lënë të trullosur në vend.

Njeriu i dytë afrohet, dhe mund të shihet duke tërhequr partnerin e tij larg nga vendi i ngjarjes.

Videoja është parë pothuajse 15 milionë herë që nga faqja e internetit Weibo, ku fillimisht u postua.E.D/SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco