Kuriozitetet e mitologjisë së lashtë për pavdekshmërinë

Kuriozitetet e mitologjisë së lashtë për pavdekshmërinë

14:29, 18/11/2016
A+ Aa A-

Endrra e të jetuarit përgjithmonë është po aq e lashtë, sa edhe vetë koha. Eshtë një koncept universal, qoftë prej frikës së vdekjes, dashurisë për jetën, etjes për njohuri, apo edhe ndjesisë së pamposhtmërisë. Shumë kultura të lashta shpallën taktika të ndryshme për ekzistencën e përjetshme. Ja dhjetë ide që u përhapën nëpër shekuj.

Mitologjia japoneze: Ha një Sirenë

Japonezët e lashtë besonin në ningyo-n, një krijesë e përshkruar si një kryqëzim mes një majmuni dhe një krapi. Ashtu si sirenat, ata jetonin në det, dhe në qoftë se kapeshin, sillnin fat të keq apo mot me shtrëngatë. Eight Hundred Nun është një mit i njohur në të cilin një njeri, aksidentalisht i shërben mish ningyo vajzës së tij. Pasi vajza kishte ngrënë një kafshatë, ajo ishte mallkuar me pavdekësi. Ekzistenca e saj u bë e dëshpëruar pasi pa burrat dhe fëmijët e saj të shumtë të vdisnin, njëri pas tjetrit. Për këtë arsye, ajo i kushtoi jetën e saj Budës. Për shkak të këtij dedikimi, ajo ishte me fat që vdiq moshën e pjekur, 800 vjec.

Mitologjia e krishterë: Përqesh Jezusin

Legjenda thotë se ka qenë një hebre që përqeshi Jezusin,  teksa ai ishte duke u sjellë në kryq. Ai e goditi Jezusin me këpucë dhe i tha të nxitonte. Jezusi u përgjigj se edhe pse po largohej, ky njeri do të duhej të qëndronte, deri sa ai të kthehej. Duke kuptuar peshën e veprimeve të tij, hebreu u konvertua në krishtërim dhe mori emrin, Jozef. Megjithatë, mallkimi kishte efekte anësore të dhimbshme. Jozefi nuk mund të ulej apo pushonte, përveçse në Krishtlindje. Në fillim të çdo shekulli, ai do të sëmurej rëndë dhe pas kësaj, ngrihej sërish si një 30 vjeçar.

Mitologjia greke: Zemëro një Perëndi

Një fije e përbashkët që lidh legjendat greke është njeriu krenar që përpiqet të sfidojë, apo mashtrojë perënditë. Shumë prej tyre janë dënuar për gjithë përjetësinë. Në një rast, Sizifi mashtron Zeusin dhe futur në kurth Thanatos, personifikimi i vdekjes. Tani askush nuk mund të vdiste, dhe Aresi, zot i luftës, ishte i zemëruar. Si ndëshkim, Sizifi u detyrua të rrokullisë një gur të rëndë drejt majës së një kodre çdo ditë, teksa guri binte sërish poshtë natën. Përgjithmonë.

Taoizmi: Cinnabari

Cinnabari është i njohur si xeherori i zakonshëm i mërkurit. Ai është gjithashtu përbërës qendror në eliksirin e pavdekësisë, të cilin Taoizmi e ka quajtur huandan (“Eliksir”). Ky ilaç besohej se shpëtonte trupin nga papërsosmëritë, që e rrëgjonin atë dhe e pengonin të arrinte përjetësinë.

Mjerisht, shumica e këtij elixiri ishte toksik, dhe shumë njerëz vdiqën, përfshirë edhe perandorët. Prandaj alkimia e jashtme u zhvillua me fokus të brendshmen, që shfrytëzonte energjitë e dikujt, me joga dhe praktika të tjera.

Mitologjia e Sumerëve: Një bimë e panjohur

Ashtu siç është shkruar në Eposin e Gilgameshit, heroi emrin e të cilit ai mban, po kërkonte burimin e pavdekësisë për të shpëtuar mikun e tij Enkidu nga vdekja. Kërkimi e çoi atë në Utnapishtim, ku iu dha përjetësia pasi të ndërtonte një anije të madhe sipas udhëzimeve të perëndive për t’i mbijetuar një përmbytjeje, pak a shumë si legjenda e Noes. Utnapishtim i tregon Gilgameshit për një bimë me origjinë të fshehtë që jep jetën e përjetshme atij që e ha. Përshkrimi dukej e ngjashme me një boxthorn. Megjithatë, pasi e mori bimën, Gilgameshit ia mori atë një gjarpër. Kështu që, nuk do e dimë kurrë nëse funksionon.

Mitologjia kineze: Pjeshkët

Sun Vukong, Mbreti Majmun, u emërua Mbrojtës i Pjeshkëve dhe ai zgjodhi që të hajë një, gjë që i dha një mijë vite jetë. Ai u arratis por më pas u kap që të gjykohej. Përderisa me zgjuarsi kishte gëlltitur edhe pilulat e pavdekësisë, Vukongu nuk mund të ekzekutohej. Ai hyri në luftë me Parajsën, dhe Buda mundi ta zërë në kurth për pesë shekuj. Këto pjeshkë iu dhanë perëndive për pavdekësinë e tyre.

Hinduizmi: Amrita

Në gjuhën Sanskrinishte, “amrita” do të thotë pavdekësi. Devas, ose “perënditë”, kishin humbur pavdekësinë e tyre për shkak të një mallkimi dhe kërkuan një mënyrë për ta rifituar këtë fuqi.Ata bënë aleancë me armiqtë e tyre, Asuras, për të rrotulluar Oqeanin e Qumështit, që krijonte një nektar të quajtur amrita. Devasët arritën që t’ua hedhin Asurasve dhe ta pijnë vetë nektarin. Disa mjeshtra të jogës besojnë se amrita është derdhur në Tokë gjatë nxitimit për t’ua fshehur Asurasve.

Mitologjia nordike: Mollët e florinjta

Të gjitha hyjnitë skandinave i kishin të nevojshme këto mollë, për të ruajtur rininë dhe pavdekësinë e tyre. Idun, perëndesha e pranverës, ishte portierja e pemishtes. Loki e mashtroi atë dhe e dorëzoi tek gjigandi Thiassi gjigant, bashkë me të gjitha mollët. Më pas, zotat skandinavë u bënë më të vjetër, dhe fuqia e tyre ra. Në gjendjen e tyre të dobësuar, ata detyruan Lokin që të tërhiqte Idun dhe frutat. Ai ia doli duke u bërë një skifter, e solli përsëri, dhe perënditë rifituan fuqinë e tyre.

Mitologjia greke: Ambrosia

Legjenda thotë që ambrosia ka shijen e mjaltit, dhe ka qenë pija e perëndive të Olimpit, që u dha pavdekësi. Disa vdekatarë dhe gjysmëperëndi ishin të privilegjuar ta pinin, si Herkuli, ndërsa të tjerë e vodhën dhe u ndëshkuan, si Tantali, i cili u zu në grackë mes një lumi dhe një peme me fruta, por nuk mund të arrinte asnjëherë as ushqimin, as ujin për ta pirë.

Mitologjia e krishterë: Grali i Shenjtë

Grali i Shenjtë është kupa që Jezusi e piu në Darkën e Fundit. Legjendat thonë gjithashtu se ishte termusi me të cilin Jozefi i Arimatesë mblodhi gjakun e Jezusit kur ky ishte në Kryq. Një prej personave më të famshëm që u vu në kërkim të Gralit të Shenjtë ishte Mbreti Artur, dhe kalorësit e tij. Vetëm shpirtërat më të pastër mund ta rrokin, dhe Sir Galahadi fitoi pavdekësinë pasi qe i vetmi që mund ta prekte. / bota.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco