Njihuni me gruan që më në fund pas 70 vitesh u bë balerinë

Njihuni me gruan që më në fund pas 70 vitesh u bë balerinë

02:40, 10/02/2018
A+ Aa A-

Suzelle Poole është një grua e moshuar, e cila dashuron kërcimin dhe asgjë nuk mund ta ndalë që të vazhdojë të performojë, pavarësisht viteve që mban në kurriz.

“Fillova të kërcej para 70 vitesh, është e vërtetë, 7 dekada siç thonë të gjithë. Çdo njeri mendon që baleti është një karrierë e shkurtër dhe unë mendoja realisht që do përfundonte në të 20-at e mia. Tani duket e jashtëzakonshme që vazhdoj të kërcej dhe jam 77 vjeçe. Njerëzit mendojnë që jam e pazakontë,” – tha ajo.

Suzelle ka udhëtuar në të gjithë botën për të dhuruar performancat e saj ndërsa tani mëson një gjeneratë tjetër të balerinave.

“I dua fëmijët dhe dua që ato të shijojnë baletin dhe e di që shumë prej tyre nuk do e vazhdojnë përgjithmonë. Por mendoj që baleti të mëson më shumë se kërcimi. Të mëson të kesh respekt.”

Ndërsa mendimet e balerinave të vogla studente për të janë:

“Për Znj. Poole duket e lehtë çdo gjë që na mëson, por në të vërtetë nuk është.”

“Ajo është një kërcimtare e përkryer dhe dikush tek e cila frymëzohem për të ardhmen. Nuk ka rëndësi sa e vogël apo e madhe je, mund të bëhesh personi që dëshiron.”

“Ajo kërcen për kaq shumë kohë dhe më frymëzon shumë.”

Dashuria e Madame ka nisur që prej kohës së luftës, ndërsa mbështetësi më i madh ka qenë bashkëshorti.

“Në Londër, kur ishim në luftë shkoja në balet dhe e adhuroja këtë. Nuk isha shumë e talentuar por kisha mësues të mrekullueshëm. Baleti është jeta ime, bashkëshorti ishte jeta ime por nuk e kam më. Ai gjithmonë më inkurajonte e më thoshte që jam kërcimtare e mirë. Ka qenë gjithmonë baleti dashuria ime më e madhe.”

Një prej performancave të saj ka qenë në azilin e pleqve, ku mori dhe studentet e vogla që të dhurojnë pak momente lumturie për të gjithë personat që ndodhen atje.

 “Unë sigurova një shfaqje për ta sepse nuk mund të dalin jashtë. Mendoj që kanë lidhje me mua sepse mund të jem më e vjetër se një pjesë e tyre. Më pëlqen ta bëj dhe të marr fëmijët me vete. Unë dua ti mësoj fëmijëve që jeta është e shkurtër për të mos bërë gjërat që duan.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco