Punonjës dhe pasagjerë shtyjnë avionin me dorë, fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Punonjës dhe pasagjerë shtyjnë avionin me dorë, fotoja që po bën xhiron e rrjetit

02:07, 10/02/2018
A+ Aa A-

Një foto e punonjësve të aeroportit që po shtyjnë një avion 35 tonësh është bërë virale.

Incidenti i çuditshëm ka ndodhur në aeroportin Tambolaka në provincën lindore Nusa Tenggara, Indonezi të enjten.

Rreth 20 burra u panë duke ecur ngadalë dhe duke shtyrë avionin në drejtim të terminalit, ndërkohë që pasagjerët në bord filmuan ngjarjen.

Përdoruesit e mediave sociale kanë thënë se avioni kishte rënë dhe udhëtarët ishin të detyruar të ndihmonin, por linja ajrore i dha fund menjëherë spekulimeve.

Menaxheri i Garuda, Ikhsan Rosan tregoi se pilotët morën një drejtim të gabuar para se të zbrisnin dhe avioni kishte mbetur.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco