Njihuni me fshatin që ndriçohet me anë të pasqyrës

Njihuni me fshatin që ndriçohet me anë të pasqyrës

17:41, 17/11/2016
A+ Aa A-

Viganella është një vend i vogël malor në Val d’Ossola, në rajonin e Piemontes në Itali, me më pak se 100 banorë dhe një tipar të veçantë: për shekuj me radhë, nga nëntori në shkurt, malet që e rrethojnë atë e izolojnë këtë vend plotësisht nga rrezet e diellit, duke e zhytur në errësirë.

Fundi i 83 ditëve të errësirës, festohet me ardhjen e dritës natyrale më 2 shkurt të çdo viti.

Për të dal nga kjo gjendje, në vitin 2006 kryebashkiaku Franco Midali dhe arkitekti Giacomo Bonzani hulumtojnë për të gjetur një zgjidhje.

Një pasqyrë e çeliktë prej 40 metrash katrorë u vendos në pikën më të lartë të Viganellas.

“Në këtë mënyrë ne ishim në gjendje të kapnim rrezet e diellit dhe të ndriçojmë sheshin dhe kishën e vendit, duke i dhënë pak dritë komunitetit tonë. Vitin e kaluar nuk mundëm ta aktivizonim për shkak të defekteve teknike (ka një motorr që e bën atë të lëvizë për të kapur postimin e diellit). Por tashmë është kthyer sërish në funksion. Dhe në këto 10 vite kjo pasqyrë është kthyer në një zonë pelegrinazhi. Vijnë nga e gjithë bota, dikush për ta studiuar, dikush tjetër për të shuar kuriozitetin. Në fillim bashkëqytetarët tanë ishin të frikësuar se pasqyra mund të digjte shtëpitë,” ka rrëfyer Bonzani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco