FOTO/ Këpucë lëkure 5500 vjeçare, më e vjetra në botë

FOTO/ Këpucë lëkure 5500 vjeçare, më e vjetra në botë

09:15, 17/11/2016
A+ Aa A-

Areni-1 është një këpucë lëkure 5500 vjeçare që u gjet në vitin 2008 në gjendje mjaft të mirë, në kompleksin e shpellave Areni-1 që gjendet në provincën Vayotz Dzor të Armenisë.

Kjo këpucë lëkure e cila daton qindra vite më herët se ajo e gjetur në Otzi, është këpuca më e vjetër në botë e njohur nga studiuesit bashkëkohorë.

Një tjetër këpucë shumë më e vjetër, një sandale 10 000 vjeçare e bërë me fibra Sagebrush, është gjetur në shpellën Fort Rock në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nga provat e gjetura përdorimi i këpucëve daton mes 40 000 dhe 20 000 vitesh.

Këpuca 5500 vjeçare u zbulua nga student i post-diplomuar armenian, gjatë gërmimeve arkeologjike nga Instituti i Arkeologjisë dhe Etnografisë i Armenisë, Irlandës dhe SHBA-së.

Gjetja e tyre u botua në 9 qershor 2010 në revistën PLos ONE. Këpuca u gjet në gjendje shumë të mirë për shkak të kushteve të ftohta dhe të thata në shpellë, në një shtresë të trashë me bajga delesh, ndërsa brenda ishte e mbushur me bar të thatë.

 Arkeologu Lead Ron Pinhasi nuk mund të përcaktojë nëse këpuca ishte për femra apo për meshkuj. Këpuca Areni-1 do të ruhet në Muzeun e Armenisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco