20 fakte mbi njeriun dhe botën

20 fakte mbi njeriun dhe botën

08:19, 17/11/2016
A+ Aa A-

Mbi 1 milionë euro në monedha metalike hidhen çdo vit në Fontana Di Trevi në Romë. Paratë përdoren për të subvencionuar një supermarket në ndihmë të të varfërve.

Norvegjia është vendi i vetëm që e ka nxjerrë jashtë ligjit sportin e skeitbordit gjatë viteve 1977-1989.

Bletët janë më të zgjuara se sa superkompjuterat. Ato mund ta gjejnë shpejt rrugën më të shkurtër të mundshme mes luleve, madje edhe kur këto shfaqen në mënyrë rastësore, një detyrë komplekse që i mban të zënë për ditë me rradhë kompjuterat.

Kutitë e zeza apo regjistruesit e fluturimit pluskojnë mbi ujë nëse rrëzohet në det një avion ushtarak, ndërsa në rastin e avionëve komercialë ato fundosen.

Gratë mund të mbeten shtatzëna teksa janë tashmë të tilla. Ky fenomen i rrallë quhet superfetuzim.

Zemërimi me njerëzit kur i dëgjojmë të marrin frymë apo hanë ushqim quhet Mizofoni, dhe është një çrregullim i trurit.

Pika Nemo është pika më e largët tokësore në mesin e oqeaneve. Ajo është rrethuar nga rreth 9 milionë milje katrore sipërfaqe ujore.

Në Indi ekziston një fis që ka mësuar të përdorë rrënjët e pemës së fikut për të ndërtuar ura natyrale të varura, të cilat mund të kenë një lartësi mbi 30 metra dhe rezistojnë deri në 500-600 vjet.

Mendja e njeriut ka dy sisteme për përpunimin e numrave:një sistem që përpunon numrat deri në 4, dhe një sistem vlerësimi të përafërt për numrat më të mëdhenj. Pra, kur ju shihni 4 ose më pak nga diçka, ka më shumë të ngjarë të njihni modelin e një objekti, në vend se t’i numëroni ato në mënyrë të pandergjegjshme.

Në vitin 2002, fisi kenian Masai i dhuroi SHBA-së 14 lopë në formë ndihme, për të përballuar pasojat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001.

Në Mongoli ekziston një vendi i shpallur i shenjtë nga Xhengiz Khani, shpella e Darkhadit. Një grup luftëtarësh elitë e ruajtën atë për 697 vite me rradhë. Dikush mund të hynte aty, vetëm nëse kishte për të varrosur ndonjë të afërm të udhëheqësit të madh mongol. Kur ky vend u eksplorua për herë të parë nga arkeologët në vitin 1938, u gjetën plot 1380 varre.

Fëmijët që janë gënjeshtarë të mirë, kanë një memorie shumë më funksionale se sa ata që e kanë problem të thonë një gënjeshtër bindëse.

Sipas një studimi, për të rënë në dashuri duhet vetëm 1/5 e një sekonde.

Pitohui është një zog i rrallë, pendët dhe lëkura e të cilit prodhojnë një helm shumë të fortë, që gjendet vetëm tek një lloj bretkoce ekuatoriale. Vetëm qëndrimi afër tij rrezikon t’iu shkaktojë një mpirje që çon në paralizë, dhe në fund në vdekje.

Elefantët janë të vetmet gjitarë përveç njerëzve që e njohin ritualin e vdekjes. Ata varrosin të vdekurit e tyre, dhe rivizitojnë varret e vjetra.

Gjatë shtatzënisë truri i gruas zvogëlohet, dhe nevojiten deri në 6 muaj për të rifituar madhësinë e tij origjinale.

Vendosja e sheqerit mbi një prerje apo plagë zvogëlon dhimbjen, dhe përshpejton procesin e shërimit.

Vetmia dobëson imunitetin, pasja e familjes dhe miqve e rrit atë me 60 përqind.

Temperatura mund të ndikojë tek oreksi. Një person i ftohtë ka gjasa të hajë më shumë.

Mushkëria juaj e majtë është më e vogël se sa e djathta, dhe kjo për t’i bërë vend zemrës.

Aroma e barit të prerë, është në fakt era që bima lëshon kur është në ankth.

85 përqind e jetës bimore në planetin tonë gjendet në oqean.

Sfungjerët mbajnë më shumë ujin e ftohtë se sa atë të nxehtë 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco