Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Bëri makinë prej bore në hapësirën e ndaluar për parkim, futet në sherr me policinë

Bëri makinë prej bore në hapësirën e ndaluar për parkim, futet në sherr me policinë

11:39, 20/01/2018
A+ Aa A-

Simon Laprise ka arritur ta “ndërtojë” një veturë nga bora, me qëllim që të tallet paksa me kompanitë që merren me konfiskimin e veturave që parkohen në vendet e ndaluara, por “vepra e tij artistike” fitoi vëmendjen e disa policëve që nuk ishin në dijeni se bëhej fjalë për një veturë bore.

33-vjeçari nga Montreali i Kanadasë që merret me përpunimin e drurit, ka pranuar se ishte thjesht një shaka, por policët kur e panë “veturën” të parkuar në vendin e ndaluar, nxorën bllokun për t’ia shqiptuar një tiketë.

 “E kam bërë këtë veturë për të bërë paksa shaka, dhe të shprehi kreativitetin tim”, ka deklaruar Laprise për Buzzfeed.

Bëhej fjalë për një “maketë” të borës të modelit DeLorean DMC-12, edhe pse disa thoshin se më shumë ngjante me gjeneratën e tretë Toyota Supra.

Parkimi i veturave në rrugët e mbuluara me borë në Kanada është e ndaluar me ligj, për shkak se punëtorët e komunës nuk mund të kryejnë pastrimin lirshëm, dhe për këtë arsye policia ishte ndalur për t’i shqiptuar një tiketë pronarit të saj.

Dhe kur policët e kuptuan se bëhej fjalë për një “veturë bore” ia shkruan një “tiketë” të rreme me një mbishkrim “na e ke ndrequr natën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco