FOTO/Si do të duket ndërtesa më e lartë në Botë …

FOTO/Si do të duket ndërtesa më e lartë në Botë …

08:46, 20/01/2018
A+ Aa A-

Ndërtesa më e lartë në botë që ngrihet nga shkretëtira do të jetë në Arabinë Saudite.

Kur kulla prej 1000 metrash lartësi e Jeddah të hapet, ajo do të marrë fronin e Burj Khalifa si qiellgërvishtësja më e lartë në botë me 72 metra më shumë.

Ndërtimi i këtij monumenti është vlerësuar 1.4 miliardë dollarë, dhe pritet të hapet në 2020.

Kjo kullë do të jetë xhevahiri i “Qendrës Ekonomike Jeddah”, një projekt komercial e rezidencial prej 57 milion metrash katrorë, që do të përfshijë shtëpi, hotele, zyra si dhe shumë atraksione turistike.

Por sigurisht si gjithçka e madhe, projekti ka patur problematikat e saj por Kompania Ekonomike Jeddah, zhvilluesja e këtij projekti ka konfirmuar për CNN se projekti do të përfundojë deri në vitin 2020 ashtu siç është planifikuar. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco