FOTO/ Mrekullia e ‘Tetë e Botës’! Fshati japonez ku bora thyen çdo rekord

FOTO/ Mrekullia e ‘Tetë e Botës’! Fshati japonez ku bora thyen çdo rekord

20:24, 19/01/2018
A+ Aa A-

Ndërsa dimri na duket kaq i ftohtë e shpesh herë mbyllemi brenda në shtëpi, duhet të njihni këtë fshat të vogël japonez i cili çdo vit kalon dimër gjithnjë e më të egër.

Moti i egër godet nga Siberia nëpër detin relativisht të ngrohtë të Japonisë duke krijuar re me shumë lagështi.

Kur këto re arrijnë në majat më të larta të maleve japoneze ato zbrazin poshtë të gjitha reshjet që kanë ndërtuar në formën e dëborës.

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze, fshati piktoresk malor i Shirakaëa-go që ndryshe përkthehet si “Fshati i lumit të bardhë”, ka regjistruar mesatarisht 415 inç të reshjeve të dëborës çdo vit.

Qyteti është bërë i njohur për ndriçimet gjatë natës në muajt e dimrit mbi shtëpitë e mbuluara nga dëbora.

Edhe pse i ftohti arrin kulmin, ky fshat në vetvete është kaq i ngrohtë dhe piktoresk.

Çatitë e shtëpive janë projektuar pikërisht për të përballuar sasi të mëdha të reshjeve të dëborës dhe disa prej tyre datojnë që para 250 vitesh. /SCAN.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco