FOTO/ Zbulohet njeriu që tradhtoi Toto Riina-n... Prokurori italian rrëfen sekretin

FOTO/ Zbulohet njeriu që tradhtoi Toto Riina-n... Prokurori italian rrëfen sekretin

20:09, 19/01/2018
A+ Aa A-

“Arrestimi i Totot Riina-s ishte rezultat i një kompromisi të turpshëm që sigurisht njihej nga disa oficerë të ROS (Grupi i Posaçëm Operativ i Karabinierëve) si Mori dhe de Donno, ishte rezultat i një projekti të mbajtur sekret eksponentëve të institucioneve e magjistratëve që besonin fort në qëndrueshmërinë e aksionit të shtetit kundër Cosa Nostra-s”.

Arrestimi i bosit korlezonez si pjesë e marrëveshjes mes institucioneve shtetërore dhe mafias është në qendër të një hetimi nga Prokuroria italiane.

Sipas prokurorit Vittorio Teresi, arrestimi i “Capo dei Capo” në 15 Janar të vitit 1993, pas 15 vitesh në kërkim, erdhi pas një marrëveshje me një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të kokës së mafies famëkeqe. Teresi shpjegon se Riina iu ‘shit’ karabinierëve nga krahu i tij i djathtë Bernardo Provenzano.

ImageBernardo Provenzano

Sipas akuzës: Riina, kishte nisur një dialog me efektivët e ROS tashmë të përfshirë në hetime, për ti dhënë fund masakrave, por u konsiderua nga efektivët një "bashkëbisedues" tepër i papajtueshëm. Kështu, karabinierët preferuan në vend të tij Provenzano, mbështetës i linjës së fshehtësisë dhe larg idesë së “papello”, që Riina i prezantoi shtetit përmes karabinierëve.

(Papello - lista e kërkesave të paraqitura në vitin 1992 nga mafia shtetit Italian në shkëmbim të ndërprerjes së masakrave).

Provenzano do të hynte në lojë pas masakrave të vitit 1992, dhe lejoi arrestimin e shokut të tij përmes bashkëpunimit më ROS, duke pretenduar ndër të tjera më pas, se ‘stofka’ ku fshihej kapomafia nuk u kontrollua.

"Ishte e qartë se e gjithë kjo duhej mbajtur sekret, shpjegoi Teresi. Dhe pas kapjes së Riinës dhe daljes në skenë të Ciancimino (politikan italian i lidhur me mafien) lidhjet e marrëveshjes janë të qarta dhe kalojmë në fakte”.

“Kështu, siç është e rëndësishme për karabinierët që të mbahet sekreti për kapjen e Riina-s, ashtu edhe e rëndësishme edhe për mafien, që të mos rrjedhë asnjë informacion”, citohet prokurori nga mediat italiane.

ImageToto Riina

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco