VIDEO/ Zbulohet një objekt misterioz në tokën shqiptare

VIDEO/ Zbulohet një objekt misterioz në tokën shqiptare

17:45, 19/01/2018
A+ Aa A-

Në zonën e Kaçanikut është zbuluar një objekt, i cili besohet të jetë qindra vjet i vjetër. Banorët e kësaj zone nuk ishin në dijeni se aty ndodhej objekti i veçantë që është i ndërtuar me tulla dhe ka formën e tunelit.

Edhe arkeologët kanë mbetur të befasuar nga ky zbulim dhe kanë nisur gërmimet, pasi zona nuk ishte e shënuar si zonë arkeologjike. Vjollca Aliu nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore ka thënë se ky zbulim ka qenë i papritur për ta dhe se e kanë të vështirë ta besojnë.

Besohet se gërmimet do të zgjasin për një kohë të gjatë, pasi mendohet se mund të kenë rënë në gjurmët e një fshati antik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco