3 fakte që nuk i dinit për lotarinë

3 fakte që nuk i dinit për lotarinë

05:17, 19/01/2018
A+ Aa A-

Quajeni “ëndrra e të varfërve”, “kazino pa mure”, ose “taksa e të marrëve”, por lotaria ka rrënjë të thella dhe më të përhapura nga sa mendonit. Lexoni këto histori rreth lojës së numrave dhe do të kuptoni se çfarë roli ka luajtur lotaria në fatin e njerëzve, vendeve dhe kombeve. 
 

E vërteta është se lotaria është më e vjetër nga sa mund të mendoni. Për herë të parë lexojmë për të në Bibël, kur Moisiu përdori një lotari për të ndarë tokën në lumin Jordan. Pra që në fillim të kohërave të tokës. Më pas dëgjojmë se edhe baballarët themelues i siguruan paratë për ndërtimin e rrugëve apo për të paguar borxhet, përmes shitjes së biletave të lotarisë. Ka nga ata që ironia e fatit ka bërë që të mos i marrin çmimet e fituara, por dhe nga ata milionerë që paratë e tepërta i kanë bërë keq, si në rastin e Andrew Jackson Whittaker. Qëllimi kryesor i lotarive në kohëra ka qenë të ndihmojë të varfrit. Këtë po bën edhe sot, me përjashtime të rasteve të veçanta. E vërteta e trishtueshme është se paratë nuk të sjellin paqe mendore.

1. Lotaritë më të hershme

Lotaritë kanë jetuar për aq kohë sa aritmetika. Sipas Biblës, Perëndia e urdhëroi Moisiun ta ndante tokën përgjatë lumit Jordan me anë të lotarisë (regjistrohet në librin e Numrave). Lotaria gjithashtu përmendet në librin e Jozueut, Levitikun dhe Fjalët e Urta. Gjurmë të lotarisë mund të vihen re edhe në Kinë, kur një kryekomandant me emrin Cheung Leung krijoi një lojë numrash për t’i bindur qytetarët të paguanin për ushtrinë. Sot ajo njihet si keno. Kinezët përdorën një lotari në ndërtimin e Murit të Madh. August Çezari autorizoi një për të mbledhur para për ndërtimin e punëve publike në Romë. Në vitin 1466, në qytetin belg të Bruges, u krijua në lotari për të ndihmuar të varfrit. Ky ka qenë dhe qëllimi kryesor i lotarisë.

2. Edhe baballarët themelues provuan fatin

 

Udhëheqësit e hershëm amerikanë shpesh iu kthyen lotarive për të mbledhur para, duke treguar kështu mospëlqimin finok të politikanëve ndaj taksave të drejtpërdrejta. Jon Hancock organizuan lotari të ndryshme, madje dhe një për të ndërtuar hollin “Faneuil” në Boston. Ben Franklin i përdori ato gjatë Luftës Revolucionare për të blerë një top për Ushtrinë Kontinentale. Xhorxh Uashington përdori një lotari për të paguar ndërtimin e një rruge mes xhunglës së Virxhinias perëndimore. Edhe Tomas Xheferson shkroi për lotarinë “nuk janë aspak imorale, por të domosdoshme për ekzistencën e njeriut”. Në kohën kur e tha këtë po përpiqej të bindte ligjvënësit e Virxhinias që ta linin të mbante një lotari për të paguar borxhet.

3. Louisiana: dashuri për lotot

Në fund të Luftës Civile, lotaritë në Amerikë kishin një reputacion kaq të keq, sa u ndaluan në shumë shtete. Por jo në Luisiana, ku një legjislaturë e mbushur me ryshfete e vitit 1869, i dha të drejta ekskluzive një firme private e quajtur “Kompania Luiziane e Lotarisë”. Kompania shiste bileta në të gjithë vendin, dhe për 25 vite, fitoi miliona dollarë duke paguar për çmime të vogla dhe duke kontribuar në shumë bamirësi, transmeton tiranaobserver. Më në fund, në vitin 1890, Kongresi miratoi një ligj që ndalonte shitjen e biletave të lotarisë përmes postës, dhe më në fund, u ndalën të gjitha shitjet e lotarive për të gjitha shtetet. Atëherë kjo kompani lëvizi jashtë Amerikës, në Honduras, dhe në Amerika ishte e lirë nga lotaritë deri në 1963-in.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco