Hyri në liqen në mot të ftoftë, për të shpëtuar atë që i dukej se ishte një fëmijë

Hyri në liqen në mot të ftoftë, për të shpëtuar atë që i dukej se ishte një fëmijë

01:33, 19/01/2018
A+ Aa A-

James Dowley nga Shropshire e Anglisë, ka kaluar pranë një liqeni ku i është dukur se po mbytet një fëmijë dhe ka hyrë për ta shpëtuar, por e kuptoi se ishte vetëm një kukull. 
 

Derisa po kthehej nga një zonë malore, ku kishte marrë trupa druri që i shfrytëzon në punëtorinë për mobilie, 28-vjeçari pa skenën dramatike dhe nuk hezitoi që të intervenonte.

 “Hoqa pantallonat dhe këpucët me shpejtësi, për tu futur në ujë. Nuk e ndjeva shumë të ftohtin, pastaj u nxeha kur kuptova që jam mashtruar”, ka shkruar Dowley në fotografinë e postuar.

Ai po udhëtonte së bashku me të atin, i cili gjithashtu kishte menduar që në ujë është një fëmijë dhe e inkurajoi të hynte për ta shpëtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco