VIDEO/ Balena mbron zhytësin nga peshkaqen, duke fshehur poshtë krahëve! E pabesueshme...!

VIDEO/ Balena mbron zhytësin nga peshkaqen, duke fshehur poshtë krahëve! E pabesueshme...!

21:35, 14/01/2018
A+ Aa A-

Ishte një momenti i pabesueshëm, ai kur jë balenë gjigante mbrojti një zhytëse nga një peshkaqen i madh,. Gjithccka është filmuar nga një kamera.

Videoja e pabesueshme, e cila u filmua nga Nan Hauser dhe ekipi i saj, tregon se si balena e mbron zhytësin që të i afrohet peshkaqeni.

Balena mashkull, e cila peshonte rreth 50.000 kilogramë, u përpoq të shtynte zhytësen përmes ujit me kokën apo me gojën, përpara se ta fuste atë nën krah pranë gjoksit të tij.

Zhytësja 63-vjeçare, mendon se takimi është provë e natyrës intuitive mbrojtëse të balenës, diçka që kurrë nuk është filmuar kurrë më parë.

Ai tha se një peshkaqen tigër 15-metërsh ishte duke u afruar dhe balena e mori gruan përpara me kokë dhe me gojë, duke shmangur një tragjedi.

Sipas personit që filmoi me kamera, thuhet se ishte një balenë tjetër bisht shuplakë që e mbajti peshkaqenin, ndërsa balena tjetër e shtynte njeriun që ta largonte nga ai vend.

Kur zhytësja kuptoi përfundimisht se çfarë po ndodhte afër, u tremb disi, por gjithsesi arriti ta ruante gjakftohtësinë dhe kur u fut poshtë krahëve të saj, pa peshkaqenin e rrezikshëm që ishte aty pranë.

Kur gruaja doli nga uji dhe u sigurua në barkë, balena u shfaq për të parë nëse gjithccka ishte në rregull.

Incidenti ndodhi në ujërat jashtë Muri Beach, Rarotonga, Ishujt Cook, ku zhytësja jeton.

Sipas gazetës Mirror, ajo tha:

“Unë nuk isha i sigurt se çfarë po ndodhte me balenë, deri kur ajo mu afrua mua dhe nuk ndalte duke më shtyrë mua përpara për më shumë se 10 minuta. Në atë moment madje isha pak e plagosur.

Unë kam kaluar 28 vjet nën ujë me balena dhe kurrë nuk kam pasur një balenë kaq të afrueshme dhe aq këmbëngulëse për të më vënë në kokë, në bark, apo në bisht, por mbi të gjitha, duke u përpjekur të më fusë nën krahë, afër gjoksit të saj të madh.

Unë u përpoqa të largohem nga ai për shkak të frikës, sepse mu duk sikur po më sulmonte me foprcë, madje më goditi disa herë me krahë apo edhe me bisht, aq sa thuajse po më thyente kockat dhe po më dëmtonte organet e trupit. Nëse do të më mbante nën gjoksin e saj të madh, mund edhe të isha mbytur.

Por  nuk e lashë veten të më kapte paniku. Qëndrova e qetë në një pikë, por po mendoja se do të ishte një sulm vdekjeprurës.

Gjithnjë kam patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me kafshët, kështu që pavarësisht shqetësimit tim, u përpoqa të qëndroja e qetë dhe kërkja të gjeja një një mënyrë se si të largohesha prej balenës.

Unë kurrë nuk i largoja sytë nga balena dhe kjo është arsyeja pse në momentin e parë nuk e pashë peshkaqenin”.

    Është e qartë nga pamjet, që balena e ka shtyrë zhytësen në mënyrë të detyruar.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco