Studimi/ Një kovë e një lopatë për të gjetur në Mars ...

Studimi/ Një kovë e një lopatë për të gjetur në Mars ...

20:29, 12/01/2018
A+ Aa A-

Nëse njeriu do të eksplorojë Marsin, nuk do ta ketë të nevojshme të marrë ujë me vete, apo të lodhet shumë për të shuar etjen atje.

Studimi i fundit i imazheve të përfituara nga satelitët dhe dy sonda që ndodhen në orbitën e “Planetit të Kuq” ka dalë në përfundimin se aksesi i ujit në sipërfaqen e Marsit është më i lehtë nga sa mendohej.

Deri më tani, të gjithë shkencëtarët binin dakord për ekzistencën e ujit në këtë planet, por mendohej se ai ndodhej në formën e akullit nën 100 metra thellësi nga sipërfaqja.

“Për të siguruar ujin për astronautët në Mars mjafton një kovë dhe një lopatë dhe mund të sigurojnë ujë sa të duan”, thotë Shane Byrne, bashkëautor i studimit.

Byrne thotë se janë identifikuar të paktën 8 lokacione deri më tani ku uji ndodhet pak centimetra nga sipërfaqja e Marsit. Përfundimi i këtij studimi është konfirmuar edhe nga NASA. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco