FOTO/ E çuditshme, bie borë në shkretëtirën e Saharasë

FOTO/ E çuditshme, bie borë në shkretëtirën e Saharasë

01:08, 09/01/2018
A+ Aa A-

Fotografitë që do t’i shihni më poshtë pasqyrojnë pamjet e pabesueshme të borës në Shkretëtirën e Saharës pasi një stuhi e çuditshme goditi Algjerinë.

 

Pamjet e jashtëzakonshme shfaqin qytetin shkretëtirë të Ain Sefra të mbuluar me borë të papritur që shkon në disa centimetra thellësi, raporton “The Sun”.

Është hera e tretë që ky qytet mbulohet nga bora e bardhë në 38 vjetët e fundit.

Janarin e kaluar ky territor, që është shkretëtira më e nxehtë, u mbulua nga bora që arriti trashësinë 1 metër ndërsa flluska bore pati edhe në dhjetorin e vitit 2016.

Para kësaj, Ain Sefra nuk kishte parë borë që nga 18 shkurti i vitit 1979, kur pati të reshura që zgjatën vetëm 30 minuta.

Bora kësaj radhe nisi të binte në orët e para të së dielës dhe shpejt mbuloi rërën.

Fotografi Karim Bouchetata tha: “U befasuam me të vërtetë kur u zgjuam dhe pamë borën e bardhë. Qëndroi gjatë gjithë ditës së diel dhe nisi të shkrihej rreth orës 5 të pasdites”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco