Ndalon ora e famshme astronomike e Pragës/ Ja arsyet...

Ndalon ora e famshme astronomike e Pragës/ Ja arsyet...

17:00, 08/01/2018
A+ Aa A-

Ora e famshme astronomike e fillimshekullit XV, një nga monumentet më tërheqëse turistike të Pragës së vjetër u ndal sot për një periudhë gjashtëmujore për restaurim. Njoftimi është bërë nga Bashkia e Pragës. Sipas këshilltarit Jan Ëolf, i ngarkuar për ccështjet e kulturës, ora e qytetit të vjetër është një nga simbolet e Pragës dhe restaurimi i saj përbën një vendim të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm.

Aparati do të çmontohet plotësisht në ditët në vijim, më pas do të transportohet në një punishte për restaurim.

Ora ndodhet mbi fasadën e bashkisë së qytetit ku tërheq turistët me parakalimet e figurinave të dymbëdhjetë dishepujve, në dy dritare të vogla mbi një inklinometër të sofistikuar duke treguar lëvizjet e yjeve mes shenjave të zodiakut.

E konceptuar shumë përpara lindjes së Nikolla Kopernikut, parimi i njësimit, ku rreth tre të katërtat e pjesëve janë krijuar prej tij, ishin projektuar nisur nga hipoteza sipas së cilës Toka do të ishte qendra e Universit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco