Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Francë, studimi 79% e popullsisë besojnë së paku një ‘teori konspiracioni’

Francë, studimi 79% e popullsisë besojnë së paku një ‘teori konspiracioni’

13:49, 08/01/2018
A+ Aa A-

Teorite e konspiracionit, janë një "fenomen i madh social" dhe "shqetësim" në Francë, gati tetë në dhjetë franceze besojnë në të paktën një prej "teorive konspirative" zbulon në një studim IFOP për Fondacionit Jean Jaurès. Qe I bie gati 79 për qind e popullsisë beson në te pakten një teori konspiracioni.
Një nder këto është bërë publike në studimin e fundit ësht edhe teoria mbi smundjen e SIDES ose virusin AIDS.  32% e popullsisë franceze mendojnë se "virusi i AIDS është krijuar në laborator dhe është testuar në popullatën afrikane para se të përhapet në mbarë botën" dhe 31% janë dakord me deklaratën që "grupet terroriste xhihadistët si Al Kaeda apo Da'esh janë manipuluar në të vërtetë nga shërbimet sekrete perëndimore ". Më në fund, 16% e popullsisë franceze mendojnë se amerikanët nuk kanë qenë kurrë në hënë dhe 9% besojnë "të jetë e mundur që Toka të jetë e sheshtë dhe jo e rrumbullakët siç na është thënë që nga shkolla".
Sa i përket besimit në media dhe besueshmërisë, 9% e të anketuarve besojnë se "roli i tyre është në thelb për të transmetuar propagandë të rreme të nevojshme për vazhdimësinë e sistemit".
Studimi u zhvillua më 19 dhe 20 dhjetor në mesin e  1,000 personave përfaqësues të popullsisë franceze të rritur, të përbërë sipas metodës së kuotës dhe e përfunduar me një mostër të dytë prej 252 personash nën 35 vjeç 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco