102-vjeçarja që ka ilaç birrën

102-vjeçarja që ka ilaç birrën

12:28, 01/01/2018
A+ Aa A-

Mildred Bowers, një gjyshe nga Karolina e Veriut në SHBA, është 102 vjeçe. Ajo thotë se e di formulën e cila ia ka mundësuar asaj që të kënaqet me një jetë kaq të gjatë: birrë. 

Në fakt, ajo thotë se doktorët i rekomanduan asaj që të pinte një gotë birrë në ditë. Mildred pi një gotë birrë çdo ditë në kohën e njëjtë, sikur të ishte ilaç.

Asaj i është thënë ta bënte këtë për shumë vite dhe nuk e ka ndërmend që të heqë dorë – dhe kush mund ta fajësojë atë nëse doktorët e këshilluan kështu?

Kur u pyet nëse ua rekomandon të tjerëve pirjen e rregullt të birrës, ajo tha: “Po, nëse e pëlqejnë”. Mildred e pranon megjithatë se, çdo gjë “varet nga gjenet tuaja”, për të cilat thotë se i falënderon se i kanë dhënë çdo herë energji përgjatë jetës.

Megjithatë, ajo nuk është personi i parë që pretendon se alkooli kontribuoi në jetëgjatësinë e saj. Grace Jones nga Anglia, që mbushi 109 vjeç vitin e kaluar, tha se “pi një gotë uiski çdo natë”.

Së shpejti ajo do të festojë ditëlindjen e saj të 103-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco