Si ndikon stina e lindjes në personalitetin tuaj

Si ndikon stina e lindjes në personalitetin tuaj

23:34, 28/11/2017
A+ Aa A-

Astrologjia është tunduese dhe njëkohësisht një “kult pagan” – qe e kombinuar me forcën tërheqëse të të gjitha planeteve në momentin që keni lindur, përcakton personalitetin tuaj.

Një sërë studimesh të kryera vitet e fundit kanë arritur në përfundimin se temperamenti dhe mënyra e sjelljes së studentëve dhe të rriturve është e lidhur ngushtë me stinën kur ata kanë lindur.

Si ndikon stina e lindjes në personalitetin tuaj:

Pranverë: Personat e lindur në mars, prill dhe maj kanë një nivel hipertermie të lartë. Kjo do të thotë kanë shkallë të lartë pozitiviteti, optimizmi e janë gjithmonë të qeshur. Po të njëjtët persona nuk demoralizohen kurrë në rastet kur dështojnë sepse e shohin çdo dështim si hapin e parë për të shkuar në krye. Por, çdo gjë vjen me një çmim: të lindurit në pranverë janë më të predispozuar të bien në depresion klinik.

Verë: Fjala “depresion sezonal” nuk ekziston në fjalorin e personave të lindur në muajt qershor, korrik dhe gusht. Ata kanë pothuajse të njëjtat karakteristika si personat e lindur në pranverë, por me një ndryshim: ndryshimi i humorit është një nga problemet e tyre më të mëdha.

Të lindurit në verë mund të jenë duke qeshur tani, por pas 10 minutash do t’i shohësh në kulmin e nervave. Sigurisht, kjo nuk është domosdoshmërish një shenjë bipolariteti, por personat e lindur në gusht kanë probabilitetin më të madh të vuajnë nga ky çrregullim.

Vjeshtë: Njerëzit që besojnë në astrologji e dinë tashmë që shenjat që kanë lindur në vjeshtë janë personat më gjakftohtë që mund të ekzistojnë në planet. Shembulli më i mirë është padyshim Peshorja.

Sezoni i të korrave, që përkthehet në sasi të mëdha lëndësh ushqyese dhe fakti që netët e gjata e sëmundjet e dimrit nuk kanë ardhur akoma, bëjnë që personat e lindur në këtë stinë të kenë një nivel minimal depresioni dhe çrregullimi bipolar. Por, ata kanë një gjë: irritohen shpejt.

Dimër: Mbahuni sepse gjërat do të vështirësohen! Të lindurit në dimër kanë një nivel të lartë skizofrenie, çrregullimi bipolar, depresioni sezonal ose depresion të thjeshtë, gjë që tregon se sa e vështirë është të kesh lindur në dimër. Ama, kanë edhe ata anët e tyre pozitive: janë më pak nervozë, janë kreativë dhe probabiliteti që ata të bëhen të famshëm është më i madh se për të tjerët. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco